Jump to ratings and reviews
Rate this book

Kosova: djepi i shqiptarizmit

Rate this book

186 pages, Paperback

First published January 1, 1934

Loading...
Loading...

About the author

Hamit Kokalari

25 books2 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
2 (100%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Bardhyl.
95 reviews2 followers
December 4, 2021
Kjo vepër e madhe historike e përshkruan në detaje shtrirjen e shqiptarëve në Kosovë dhe karakterin e Kosovës si epiqendër e shqiptarizmës. Ajo e përshkruan po ashtu përpjekjen e serbëve nën Jugosllavinë e vjetër për t’i spastruar etnikisht Kosovën dhe viset tjera shqiptare e për t'i kolonizuar ato me serbë dhe malazias.

Serbet përdornin metoda nga më të ndryshmet për ta bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme. I digjnin fshatrat në fshehtësi, aplikonin masa të egra ndëshkuese e tatime të rënda, nuk lejonin regjistrimin e pronave dhe i konfiskonin ato, mblidhnin armë me forcë dhe rrihnin njerëz të thjeshtë. Shqiptaret pastaj dëboheshin në kuadër të marrëveshjes me Republikën e Turqisë për shkëmbenin e popullsisë, në të cilën shkruheshin si myslimanë e turq.

Për këto tregime autori paraqet dëshmi statistikore të kohës dhe burime nga vet arkivat jugosllave. Dëshmi të dorës së parë ofron libri i arkitektit të kolonizimit të Kosovës, Gjorgjo Kërstiq, i cili ishte gjyqtar serb i Gjykatës Supreme të Jugosllavisë. Në të përshkruhet procesi i kolonizimit dhe vlerësohen rezultatet e tij. Libri është botuar në vitin 1928, dhjetë vite pas themelimit të Mbretërisë Jugosllave dhe aplikimit të masave të dhunshme ndaj shqiptarëve. Kur Vasa Çubrilloviqi publikoi pamfletin për dëbimin e shqiptarëve në vitin 1937, ato ide veçse ishin zbatuar për plot dy dekada.

Figura e shquar e Hamit Kokalarit i ka përkthyer dhe studiuar në thellësi një sërë librash, dokumentesh e hartash. Njohës i disa gjuhëve të huaja, përfshirë frëngjishten për të cilën ishte dekoruar si 17-vjeçar me Prix d’excellence (Çmimin e Ekselencës) nga Ministria e Jashtme Franceze derisa ishte student në liceun francez të Gjirokastrës.

Hamiti ishte po ashtu vëllai i Musinës, shkrimtares së parë shqiptare e cila në vitin 1946 u burgos për jetë nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës, dy vite pasi vëllezërit Muntazi dhe Vesimi u pushkatuan pa gjyq nga komunistët. “Bëmë mirë që i pushkatuam”, i tha Enveri familjes Kokalari, “Kurse Hamitin e kursyem ngase vuante nga tifoja”. Tifoja dhe komunizmi thuajse e shuan një familje të tërë intelektuale e patriotike, por veprat e tyre do të rrojnë për aq kohë sa ka shqiptarë që lexojnë.
Displaying 1 of 1 review