Jump to ratings and reviews
Rate this book

E hëna e parë e dhjetorit

Rate this book
Romani 'E hëna e parë e dhjetorit' i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor.
Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar.
Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve – përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera.
Diana Çuli

Unknown Binding

Loading...
Loading...

About the author

Ledion Krisafi

1 book1 follower

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
2 (40%)
4 stars
3 (60%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 2 of 2 reviews
Profile Image for Romina Janko.
41 reviews1 follower
April 19, 2021
kur te jesh lodhur nga gjithfare librash qe ke pare e lexuar rrethrrotullimishem atehere te jesh I sigurt se ky liber te ka munguar. Jo nga ata librat "e lehte" dhe qe e merr e lexon kudo por nje liber qe te merr kudo me ndjesine qe te jep, nje liber ku ne nje faqe do ndihesh se je dikur ne nje bote tjeter te pershkuar me fjale te jashtezakonshme, fjale te sjella nga koha per te pershkruar pikerisht ate si ndihesh e sa kujtime te sjell ne mendje nje detaj I vogel I pershkruar me sy-mprehtesi te rralle nga nje dore e art☺️
1 review
May 20, 2025
Një libër që të ngel në mendje dhe në zemër.

E hëna e parë e dhjetorit është një nga ato libra që nuk lexohen, por ndihen. E kam mbyllur prej disa ditësh, por ende më rri pezull në mendje – si një mendim i papërfunduar, si një ndjesi që nuk gjen dot fjalë.

Ledion Krisafi shkruan me një ndjeshmëri të rrallë. Nuk bën zhurmë me fjalë të mëdha, por të fut thellë në një botë të brishtë, intime, të mbushur me pyetje që i kemi të gjithë, por nuk i themi dot me zë. Ka një lloj heshtjeje në mënyrën si rrëfen – një qetësi që të shkund më shumë se çdo dramë e madhe.

Personazhet nuk janë të largët, janë njerëz që mund t’i njohim, ndoshta jemi vetë ne në versione të ndryshme. Më pëlqeu sa natyrshëm ecën tregimi dhe si, pa e kuptuar, fillon të mendosh për jetën tënde, për zgjedhjet, për kujtimet, për ato gjëra që ndoshta s’i kemi përballuar kurrë plotësisht.

Nuk është një libër i lehtë, por është thellësisht njerëzor. Dhe shumë i bukur. Jam mirënjohëse që e lexova.
Displaying 1 - 2 of 2 reviews