Është viti 1919, Shqipëria ka kaluar kohëra të turbullta në dy dekadat e para të shek. XX, copëtime territoriale, ndërrime qeverish, princër të dështuar, luftëra ballkanike e botërore. Frashëri merr përsipër t’u tregojë të gjithë atyre që shqiptarët i quanin “barbarë, të egër, etj”, se kjo nuk është e vërtetë. Këtë e bën jo thjesht duke u bazuar në mendimin e tij personal, por duke cituar studiues, historianë, udhëtarë të huaj, që kanë kaluar në Shqipëri, apo kanë shkruar për të.
Në opusin e vepres se M. Frashërit ky libër zë një vend të veçantë pasi ai botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Eshtë shkruar në frëngjisht ne vitin 1919, vite të trazuara për vendosjen e fatit të Shqipërisë. Vlera për të përçuar direkt në një gjuhë të madhe, si gjuha frënge, virtytet e shqiptarëve e bën këtë libër të domosdoshëm edhe për njohjen e historiesë. Që në parathënien e prof, Eugene Pitard, një nga personalitetet më të njohur të kohës, shquhet rendësia e kësaj vepre edhe për kauzen shqiptare.
Mit’hat Frashëri (known as : Lumo Skëndo) was an Albanian diplomat, writer and politician. The son of Abdyl Frashëri, one of the most important activists of the Albanian National Awakening in 1908.