Jump to ratings and reviews
Rate this book

Barrë dhe Bekim

Rate this book
Das Buch "Burden and Blessing - A Tale of Two Worlds" wird bereits über BOD angeboten. Nun ist die albanische Übersetzung des Buches erhältlich. Shota jeton në Zvicër dhe ka gjithçka që të afërmit e saj në Kosovë e kanë dëshiruar në jetë lirinë, mundësitë dhe ambiciet. Megjithatë, që nga fëmijëria, ajo ndjen se diçka i mungon. Pasi i vdes gjyshja dhe i lë një fletore ku përmenden destinacione të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore, Shota vendos të udhëtojë në këto vende për të qartësuar rrugëtimin e saj jetësor. Në këtë udhëtim, ajo gjen jo vetëm rrëfime të vjetra, përralla dhe mite, por edhe miq të rinj, dashurinë dhe veten e saj.

310 pages, Paperback

Published September 2, 2021

2 people are currently reading
10 people want to read

About the author

Shqipe Sylejmani

7 books11 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
1 (100%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Ελσόν Ζγκούρη.
Author 4 books23 followers
March 12, 2024
Historinë e Shotës, mendimet e saj, kërkimet e saj të brendshme i lexova me përqendrim të madh pasi shpesh e gjeja veten duke pasur të njëjtën nevojë; për të gjetur kuptimin në gjithë këtë nevojë të vazhdueshme për t'u rilidhur me të kaluarën, me familjen time, me rrënjët e mia, me veten time. Shumë, në mos të gjitha, skenat, bisedat me të afërmit e protagonistës i kam përjetuar pikërisht kështu; mençuria e fshehur në gjërat e thjeshta, gjërat që shpesh i marrim si të mirëqena, ato lëvizje të vogla të bëra nga gjyshja dhe gjyshi, prindërit tanë dhe pjesa tjetër e njerëzve me të cilët jemi rritur, dhe zakonisht nuk e dimë se sa shumë kanë ndikuar në formimin e vlerave tonë, në karakterin tonë, sjelljen tonë! Rrugëtimi i Shotës është ai që duhet ta bëjë çdo njeri që jeton mes dy-tre atdheve. Janë përgjigjet që vijnë me kohë si një fllad i freskët pranveror dhe të hapin mendjen dhe zemrën. Shqipe Sylejmani nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të shkruante një libër për rrugëtimin e saj, kërkimin e saj dhe se me këtë rrugëtim do të identifikoheshin kaq shumë njerëz të brezit të saj, të cilët, duke kapërcyer çdo paragjykim, kërkojnë një kuptim të ri në fjalët "atdhe" , "familje", "miqësi", "dashuri". Ky libër do t'ju vërshojë me emocione, por në të njëjtën kohë do të bëhet një udhërrëfyes jete! Ndjej lehtësim të madh që gjeta tek ai mendimet e mia, nevojat e mia dhe ndjenjat e mia!
Displaying 1 of 1 review

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.