Fjala e nderit, BESA, është dinjiteti i shqiptarëve që i ka bërë klanet e tyre luftëtarë të patrembur për shekuj e shekuj me radhë. Në rrugët e Bronksit, Nju Jork, ky kod i ka bërë “djemtë e shqiponjës” një forcë të jashtëzakonshme në komunitet për më se 40 vjet. Kur një prej tyre vritet, asgjë nuk i ndal shqiptarët në kërkim të hakmarrjes. Njihuni me Xhino Ranon, xhaxhain e vrasësit të akuzuar, i lidhur me një familje mafioze në Nju Jork. I gjendur pa asnjë rrugëdalje tjetër veçse ti bashkohet përplasjeve të bandave mafioze, tani është në dorën e tij të zbulojë të vërtetën dhe të mbrojë nderin e familjes së vet para se të derdhet më shumë gjak.