Petro Marko is widely regarded as one of the founding fathers of modern Albanian prose. He was one of the most controversial writers in Communist Albania. A Spanish Civil-War Veteran, a communist and a humanist, he spent many years as a political prisoner on charges of dissidence and while some of his books never got published, most of them got censored and partly edited before being published. A prolific writer, he mostly wrote novels which deal with grander political themes as well as universal humanist issues. He also wrote books for children. His last book, published post-mortem in the year 2000, “Interviews with Myself: Clouds and Rocks” enumerates his difficult life under the dictatorship of Enver Hoxha. His best-known novel is titled Hasta La Vista and recounts his experiences as a volunteer of the Republican forces during the Spanish Civil War.
He started writing at the age of twenty and his first works were published in journals of the time with support from Ernest Koliqi his mentor. His articles would be published in periodicals as Lirija, Shqipëria e Re, Bota e Re, and Koha e Re magazine since he was 20. From March 1, 1936 he became the editor of ABC, a literary review which was banned by the monarchist authorities soon after, following with Marko being arrested and sent to internment.
Many works of Marko exhibit surrealist motifs and patterns. He died in 1991, while in 2003 President of Albania, Alfred Moisiu decorated him with the medal "Honor of the Nation"
Një nga librat më të veçantë të gjithë literaturës shqipe. Çiltërsia dhe modestia e Petro Markos është për t'u admiruar. Rëndësia e këtij libri është e jashtëzakonshme, aq sa do të ishte e nevojshme të bëhej pjesë e kurrikulumit mësimor. E gjithë e vërteta e historisë së shqiptare për periudhën 1930-1990 dhe gjithcka që duhet ditur mbi zhvillimet politike por edhe artistike e sociale, deri tek detajet e çmueshme të përditshmërisë së asaj kohe, gjenden në këtë libër.
Ky libër ekziston falë këmbënguljes dhe ndihmës së vajzës dhe gruas së Petro Markos që e ndihmuan të shkruante gjer në ditët e tij të fundit të kësaj jete.
Ky liber nuk eshte thjesht autobiografia e Petro Markos, por eshte edhe nje dokument historik per ngjarjet qe moren pjese ne Shqiperi dhe Europe gjate viteve aktive te tij.
Petro permend ne detaje dhe pikturon nje imazh shume te qarte per familjen dhe fshatin e tij, rinine, shkollimin, konfliktet dhe problemet socialo-politike te kohes, kalvarin e tij te gjate e te mundimshem neper luftera dhe internime, endrrat, idealet, persekutimet, zhgenjimet, humbjet, dhimbjet…
Faqet e fundit te librit ta kepusin shpirtin nga vendi.
Shkrimtaret e tjere duan te na cojne ne Evrope me perralla, Petro Marko na coi ne Evrope me vepra. Liber i mbushur me fakte per Shqiperine perpara se te merrej peng nga komunistet. Petro Marko, faktikisht, ishte ne anen e gabuar te historise, mirepo vete ciltersia e tij shkrimtareske e kthen librin ne dokument per cilindo qe deshiron ta lexoje. Mezi pres te gjej edhe libra te tjere nga Petro Marko.
Liber fantastik. Duhet lexuar per te kuptuar ngjarjet e kohes, te verteta te padegjuara dhe pashkruara me pare, per kuriozitetin e te imagjinuarit te ngjarjeve te atehershme ne nje kohe aq te rendsishme per vendin tone. Pyetjet drejtuar vetes eshte menyra gjeniale e te treguarit te jetes se tij. Pyetje qe nuk pret nga askush ti drejtoje per te verteta qe do ti nxjerresh nga thellesia e kujteses. Petro Marko te terheq me menyren e tij te te shkruarit. Fjali te vogla, mbatja gjalle e kuriozitetit ne tregimin e ngjarjeve dhe ngjyrimet letrare. Do kujtoj gjithmone pergjigjen e pyetjes A jemi shqiptar dhe pse flet greqisht fshati i Dhermiut? Idealizmi, patriotizmi, dashuria per lirine dhe angazhimi personal per ceshtjen kombetare me kane lene mbresa te vecanta. Keto vecori na mungojne shume sot.
This entire review has been hidden because of spoilers.
5+++ Oh, ky libër është një thesar! Perpiva çdo germe e mendim, i adhuroj njerëzit e idealeve të forta, aq të lire, të palekundur por njekohesisht aq njerëzor.
"E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri!"
"Mos shko në Ballkan, se Ballkani ka qenë është dhe do të jetë një bordello ku nuk do të gjesh kurrë qetësi!"
- Unë kam ardhur këtu në vendin tim e këtu do vdes.
"Megjithëse unë linda i krishterë, në një fshat shumë besimtar nuk i jam rrëfyer kurrë priftit përpara se të kungohesha...Por tani dëshiroj të rrëfehem përpara historisë, përpara se të vdes."
Libri i Petro Markos Intervistë me vetveten është padyshim një ndër librat më të mirë që kam lexuar. Një idealist i palëkundur si Petro rrëfen me sinqeritet jetën e tij, duke ndarë me lexuesin momente të rëndësishme nga fëmijëria, familja, rinia, shkollimi, varfëria, puna, ikja në Europë, pjesëmarrja në Luftën e Dytë Botërore, burgosjet, internimet dhe kthimin e tij në atdhe, ndjekur nga një tjetër burgosje.
Ky libër ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të kuptuar historinë shqiptare gjatë viteve 1930-1990 dhe zhvillimet e mëdha historike të asaj periudhe. Detajet e udhëtimit të tij jetësor janë të përshkruara me një modesti e çiltërsi prekëse, ku Petro nuk përpiqet të fshehë asnjë aspekt të jetës së tij, qoftë si një besimtar komunist apo si një njeri që përjetoi shumë sprova.
Një element i veçantë është përshkrimi i lidhjes së tij me shokët e ngushtë
Në fund përshkruan dashurinë për Kosovën, një nga thëniet më të fuqishme në libër është: “E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri.”
Kjo autobiografi e Petro Markos është një thesar që secili prej nesh duhet ta lexojë.
Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët) nga Petro Marko nuk është thjesht një libër autobiografik. Pasi e lexova, më la një ndjesi kurajoje, force dhe bukurie shpirtërore. Këto elemente ndjesore, mendoj se mund ta përshkruajnë më së miri Petro Markon. Në këtë libër ka episode të shumta nga jeta e tij, ku pjesa më e madhe janë histori prekëse. Petro Marko ka zgjedhur të tregojë realitetin e tij, duke gjetur dritë edhe në errësirë. Leximi i këtij libri nuk bëhet në asnjë moment i lodhshëm apo i komplikuar. E sugjeroj leximin e tij! Për mua, “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)” ishte si një takim me Petro Markon.