Pas nje periudhe gati 2 vjecare vendosa ti rikthehem letersise shqipe, dhe nuk mund ta beja me mire se me Markon, nje nder te preferuarit e mi. Dhe si gjithmone, nuk me zhgenjehu! 'Qyteti i Fundit' eshte nje nder librat qe me kishte shpetuar pa shfletuar, dhe do e sugjeroja te kushdo qe dashuron fjalet shqip te qendisura ne nje nivel qe edhe shkrimtar te medhenj boterore do e kishin zili.
Stili i Petro Markos eshte e vertet qe ngjason me ate te Remark, por ama kur kalon neper situata qe ndoshta i ke degjuar nga historite qe te tregonte gjyshja dikur, gjithcka ndryshon. Arrin te prekesh nje Shqiperi tjeter nga mund te mesosh shume!
Historia e shkurter ne kohe (1 jave) por e ngjeshur ne situata, ngjarje, ndjenja, kujtime... te ben per vete faqe pas faqe! Nje lufte qe derrmoi mijera vet, nje dashuri e nisur dhe e parealizuar, dashuri te tjera qe nje zot di si perfundojne, njerez qe skane me fuqi te jetojne... 2 popuj dhe pafund histori! Jane kaq shume gjera qe mund te zbuloni brenda ketij romani!