Kur isha ne Shqiperi vitin e kaluar, prane punes se motres sime pashe nje zoteri qe kishte nje dyqan te mbushur me libra - nuk kishte banak per klientet apo arke. Ishin vetem disa rafte te cilet gelonin me libra, nga toka deri ne tavan. Nje shenje tipike e nje "librarie" librash te vjeter. Gjate atij udhetimit e kisha ndare qe doja te sillja me vete ne Shqiperi libra shqip dhe kisha pergatitur nje liste pas nje analize te gjate dhe I vajta zoterise me kete liste. Patjeter qe me priti me kembet e para, si nje autokton qe dyshon mbi gjithcka, dhe gati sa nuk mu sul duke me akuzuar se nga e kisha gjetur ate liste. A thua se ishin sherbimet sekrete... Patriark ne maksimum, foli me shume me babin tim sesa me mua. Nje nga librat qe me sugjeroi jashte listes ishte pikerisht ky, Gremina e dashunis. Autori ishte I panjohur prej meje dhe vendosa t'i besoja gjykimit te zoterise. Ç'do humbisja fundja?
Libri shkruhet ne nje shqipe dialektore veriore - ndoshta nga krahinat e Tiranes apo Lezhes? Qartazi eshte shkruar para standartizimit te shqipes pasi ka shume gabime gramatike qe shkojne pertej dialektit. Egoja ime gjithsesi u ndje e perkedhelur se arrija t'a lexoja "gegnishten" pa asnje problem (mburrem shume si nje "jugore" qe jam qe kuptoj dialektet e veriut). Pjesa derrmuese e historise rrefehet nga ditari I njerit prej personazheve kryesore, Memlit dhe pjesa e mbetur nga syte e nje "te jashtmi".
Perpjekja ime e vazhdueshme per te lexuar letersi shqipe te periudhave te ndryshme isha shtysa kryesore, por njelloj si "Sikur te isha djale", historite me duken kaq te largeta si artikuj ne Wikipedia saqe edhe empatizimi behet I veshtire. Historia e dashurise e cila plagoset nga fanatizmat e nje shoqerie te prapambetur per shkak te ndryshimeve fetare nje bote tjeter per mua, ndoshta duke qene vete femije ne nje familje me besime te ndryshme fetare. Perjetimi im behet objektiv, diplomat, e di se cfare duhet te them, por nuk e ndjeva dot librin...
Ps. Sa e trishte qe kam lexuar vetem dy libra deri me tani.... Nisja me e ngadalte prej shume vitesh :(