Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, që dikur afishohej në hyrjet e teatrove të komedisë, Castigat-i i titullit të këtij libri nuk është veçse një emër pene (pen name), me të cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej këtyre tregimeve në revistën Peizazhe të fjalës dhe nën të cilin ato janë bërë tashmë të njohura, në mos edhe të dashura, për publikun. Nevoja për këtë “ndërrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit – dhe ribotimit – të vëllimit Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit, një përmbledhje tregimesh që më parë kishin dalë, në pjesën më të madhe, tek e njëjta revistë, nën pseudonimin Maks Gjerazi. Autori i ri, sado që haptazi fiktiv, do të lajmëronte, kështu, një projekt të ri krijues, me synimin për të shfrytëzuar – në rrjedhë të viteve – tensionin midis rrëfimit lakuriq të ligjërimit gojor, si në përrallat, anekdotat, aforizmat, microfiction, apologët, parabolat dhe fabulat, dhe tekstit nonfiction, që jo rrallë e pat çuar autorin drejt efektit mirëfilli poetik. I ndërvendosur mes vetë autorit dhe lexuesit, autori-personazh Castigat do të shërbente pastaj si sugjerim dhe kornizë për forma të caktuara, në mos unike, të aventurës së tij në fiction, paralelisht me ato të tjerat, që Vehbiu i pat eksploruar sa në romanin Bolero, ashtu edhe në dy vëllimet e Zotit Shyti; dhe që do të mundësonin rithemelimin e marrëdhënies së teksteve me lexuesin, përtej efektit realitet aq të konsumuar dhe të abuzuar nga proza realiste klasike.
Lindur në Tiranë, Ardian Vehbiu mbaroi studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe në vitet 1983-1990 punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke u specializuar në kërkime në fushat e leksikologjisë, semantikës e stilistikës leksikore dhe analizës së tekstit; si dhe dha leksione të leksikologjisë dhe të historisë së gjuhësisë teorike pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UT. Gjatë këtyre viteve dhe sidomos pas një stazhi studimor njëvjeçar pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës (1987-1988), ai botoi artikuj në revista të specializuara për probleme të ndryshme të gjuhës e të letërsisë shqipe fushat e semiotikës formale të tekstit letrar, statistikës gjuhësore dhe diakronisë së formave poetike në letërsinë shqipe. Në fund të vitit 1990, filloi të punojë si lektor i gjuhës shqipe pranë Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Institutit Oriental të Napolit, ku qëndroi deri në fund të vitit 1995; të kësaj periudhe janë një numër i madh artikujsh dhe esesh për probleme të kulturës dhe të sociolinguistikës shqiptare, botuar në revista e në organe të tjera të shtypit në Itali e në Shqipëri; sidomos libri-ese “Zbulimi i Shqipërisë” (“La Scoperta dell’Albania”) shkruar bashkë me Rando Devolen dhe botuar në Milano në 1996 nga Edizioni Paoline. Në shkurt të vitit 1996 Ardian Vehbiu u vendos në New York ku jeton edhe sot e kësaj dite, duke u marrë kryesisht me përkthime dhe konsulenca gjuhësore, por duke mbetur gjithnjë aktiv në fushën e eseistikës e të studimeve kulturologjike e sociologjike, nëpërmjet bashkëpunimit të rregullt shumëvjeçar me shtypin e Tiranës; por edhe e në mënyrë të veçantë nëpërmjet veprimtarisë së tij krijuese dhe organizative në mjediset e komunikimit shqiptar në Internet, si autor kryesor në blogun “Peizazhe të Fjalës”. Gjatë këtyre viteve ka botuar vëllimet me ese të zgjedhura “Zhargonet e Kombit” (Sejko, Elbasan 2004) dhe “Kuzhinat e Kujtesës” (Sejko, Elbasan 2006), esenë e gjatë “Kulla e Sahatit” (K&B, Tiranë 2003), një përmbledhje shkrimesh për çështje të shqipes standard me titullin “Fraktalet e Shqipes” (Excipere, Çabej, Tiranë 2007), librin “Midis zhgënjimit dhe mitit”, kushtuar ballafaqimeve amerikane me realitetin botëror pas 11 shtatorit 1990 (Max, Tiranë, 2007); dhe librin me ese për mediat dhe komunikimit me titull “Folklori i elitave” (Morava, Tiranë 2009). Libri i tij i fundit, “Shqipja totalitare” (Excipere, Çabej, Tiranë 2009), i nderuar me çmimin kombëtar “Gjergj Fishta” si eseja më e mirë për vitin 2009, është një meditim i gjatë për projektimin e marrëdhënieve të pushtetit totalitar në strukturën e ligjërimit publik shqip gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Nje nderthurje e reales me jo-realen, ku pavaresisht se disa tregime ndihen mbushes vendi dhe/ose te forcuar per mendimin tim, shumica e tyre vene ne qender te vemendjes nga nje besim te pergjithshem, steriotip ose problem socialo-politik te koheve moderne, dhe jo vetem, te cilin autori e “godet” ose shpreh qendrimin e vet duke ngritur zerin ne menyre mjeshterore.
Tregimet qe me “detyruan” tu vija nga nje shenje krahas titullit te tyre te permbajtja e librit ishin: -Mikpritje -Itali e harrueme -Nje statuje per te gjithe* -Si te vrasesh nje bankier -Shpagimi -Kronisti* -Ajo kerme fenomenale -Kepucet kineze te Parkville-it* -Enderrimja -Pamje te festes -Filma qe priteshin* -Shitblerje -Ändernmuseum* -Modus moriendi -Piktura e mbretit* -Shoqeri civile* -Para operacionit* -Shishka me helm -Gje e behet -Baje zot anderr -Tuneli* -Harta jote -Nje hero i munguar
"Castigat" by Ardian Vehbiu is a pleasure to read. In its stories you find a correct and beautiful Albanian from a linguist as well as a pleasant humor, satire and irony as a form of revolt struck against reality. Also, in many of them there is a play between the real and the unreal reality. The stories are extended in time as in the distant from the Middle Ages, the period of total isolation and after communism, with the freedom dreamed of, but also without order and without vision.