Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma
Sali Kamati, bir i një dere të madhe, i detyruar nga doket e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani. Në një duel të egër burrash sypatrembur, Sali Kamati e shtrin Çelon me një të shtënë, por kënga e do që ta vrasë me goditjen e tretë. “Kënga thotë rërë”, rrëfen Sali Kamati, që kërkon t’i vihet burrëria në vend, por tashmë ajo ka marrë dhenë dhe ka shkuar gjer në oxhakun e tij, ku Dirja, e shoqja, e pret veshur në të zeza, sepse e di që radhën e ka i shoqi.
I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë punët dhe kamjen e vet që kur t’i vijë ora e vdekjes, t’i lërë të tërë të rregulluar. Fati ose ora e mbrothtë i ka caktuar tjetër rrjedhë jete, kur në shtëpinë e tij, vjen si mysafire Tusha, mbesa e së shoqes, që e mbush vatrën me frymë të re, gaz e hare. Ia çel zemrën dhe i jep jetë Sali Kamatit, por urrejtja, turpi dhe thashethemnaja që mbushin katundin do t’ia mpakin ngazëllimin, sa të mos dijë t’i japë udhë as zemrës, as mendjes. Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra.
Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike, Tom Kuka e shtyn rrjedhën e rrëfimit në një epokë më të largët se te “Gurët e vetmisë”, në gjenezë të motit.
Fragmente nga libri
1) Krisma e thatë e theu qetësinë, që u thërrmua në grimca qelqesh mu te këmbët e tij, sikur të kish rënë dëborë. Çelo Mezani shqeu sytë sa dy sumbulla të zeza, të cilat përnjëmend po i dilnin prej kresë. Ai burrë që i rrinte ballas, i hyri drejt e në kokë nga ato dy portëza. Fustanellën e kish të bardhë si bryma e atij mëngjesi të kthjellët, opingat mbanin në majë dy xhufka të kuqe si gjaku që ia kishte ngrohur gjoksin, kallcat e bardha zhdukeshin brenda fustanellës që i mbulonte gjunjët. Mbi këmishën mëngëgjerë kish hedhur një xhamadan të zi pis si flokët e bilës që po linte të pamartuar në shtëpi. Në mëngoret e mëdha të xhamadanit zvarriteshin si gjarpërinj do fije ari. Silahu i errët me fije të argjendta ia përmblidhte belin atij gjatoshi.
2) Kjo botë është e padrejtë. Nëse i vdekuri ka nevojë për dyzet ditë që t’i qetësohet shpirti për në atë botë, të gjallit që do t’i rendë pas, i duhen 40 ditë që të flladitë mendjen, trupin e frymën para se t’ia dorëzojë Të Gjithëpushtetshmit.
3) Kur vasha kaloi në mesore, Sali Kamatit i erdhi një aromë lulesh mali, që e dalldisi edhe ashtu të kredhur në gjumë të thellë siç ish. Në ëndërr iu bë sikur bridhte për të fundit herë në lëndinat e Malit të Ajlasë. Por ai kundërmim e tërboi keq, ia ngau burrërinë deri në atë pikë sa, fare përgjumësh, kalëroi nëpër ato livadhe, teksa e pinte afshin e tij pikë-pikë si një burrë në moshë që ish; shijonte, pa kurrfarë nguti. Pas çdo gllënjke lëshonte psherëtimën e atij që kënaqet, por nuk nginjet. Djersët i shkonin çurg dhe dëshira për të pirë sa vinte e i shtohej. Rendte krua më krua, ku ndalej të pinte, hoje më hoje, ku ëmbëltohej, teksa mushkëritë i mbusheshin dengazi me aromën që pati lënë pas ajo zanë.
Доста тъжна приказка за светлината, която понякога идва точно преди края. В албанските планини, където убийствата на честта са свещен обичай, но пък любовта е не само неканена гостенка, но и обект на злоба в хорските уста.
Дозата магически реализъм е твърде натрапчива за вкуса ми, но иначе тази кратичка история е като мила легенда от стари времена.
I sapo përfunduar 🌟🌟🌟🌟 Këtë vit kam vendosur ta mbyll me autorë shqiptarë sepse shpesh marr kritika se i le pas dore dhe duhet të lexoj më shumë autorë shqiptarë.
Në një duel të egër burrash Sali Kamati vret Çelon Mezanin me një të shtënë të vetme, por kënga që merr dhenë thotë se e vrau me goditjen e tretë. Në pritje të marrjes së gjakur të Çelos dhe rrjedhimisht vdekjes së tij të afërt, Sali Kamati merr masa që të lerë të “kopsitura” punët dhe pasurinë që kur t’i vijë ora e vdekjes, ta lërë çdo gjë të rregulluar dhe llogari të qërruara. Për të thuhej se tashmë jetonte me varrin e hapur. Çdo gjë ndryshon kur mbesa e gruas së tij, Tusha, vjen në shtëpi. Shtëpia që nuk pati bekimin të kishte një fëmijë mbushet me frymë të re, gjë që ia çel zemrën dhe i jep jetë të zotit por që e përball me një situatë aspak të rehatshme dhe të lehtë. Ora e ligë më la një shije shumë të mirë. Një libër që më çoi shumë larg, një rrëfim magjik sa të duket sikur po lexon një legjendë, një histori epike dhe plot fantazi e rrëfyer thjesht dhe bukur. Një libër me një fjalor të pasur, një mënyrë rrëfimi “popullorçe” por me stil që e vjen tek lexuesi këndshëm dhe e bën historinë të rrjedhë dhe të shijohet. Një këtë libër gjen gjithçka, gjen gjakmarrje, hakmarrje, dashuri, mallkime, magji paragjykime dhe thashetheme të bashkesisë. Bëjeni pjesë të listës suaj të librave “për t’u lexuar”
Liber i mrekullueshem qe i ngjan shume legjendave shqiptare. Kesaj rradhe perdor dialektin tosk. Historite e tij jane folklor i vertete. Nje nga autoret me re mire bashkekohore Shqiptar.
Stili nuk eshte unik. Eshte nje fare kopjeje e ngelur ne tentative per t'i ngjare Ben Blushit. Ka nje larmishmeri fjalesh popullorçe qe e bejne vepren te mos kete shije fine letrare. Duket me shume si nje gojedhene apo nje histori e treguar nga brezat e vjeter me fjale te zakonshme dialektore. Pa hijeshi letrare. Fabul qe nuk te mbetet ne mendje. Menjehere sapo e ke mbaruar se lexuari mund te nisesh nje liber tjeter. Gjithsesi edhe pse me kaq shume kritika, i kam dhene 4 yje pasi ishte e rrjedhshme si fabul, nuk ngecte. Kishte disa shprehje te bukura e origjinale te autorit qe me pelqyen, kishte fantazi kinematoreske dhe interesante. Te gjitha keto e veconin nga pjesa tjeter e autoreve shqiptare. Eshte letersi e thjeshte dhe e lehte per t'u pertypur. Nuk te lodh dhe nuk te ben me dhimbje koke. Edhe pse fabula ishte teresisht e parashikueshme, nuk mendoj se autori e ka pasur fokusin tek kronologjia me shume se sa tek mesazhi apo te menyra e percjelljes se fabules. Per nje autor te ri, eshte nje veper interesante. Gjithsesi, nese do vazhdoje te perdore te njejtin zhargon jo letrar dhe dialektoro-popullor, nuk besoj se do t'i lexoja liber tjeter. Do rrezikoje te behet perserites dhe fabulat te duken te gjitha te njejta.
I like controversial books, the age difference, the traditions, the feud and all made it interesting enough for you to keep reading it even though there were words that were too hard to be understood. This book expanded my vocabulary and I loved every part of that process.
Nga një anë, disa nga temat e trajtuara ne kete libër më pëlqyen. Hakmarrja, detyrimi ndaj saj, dhe impakti qe ka ne jetën e njerëzve. Shoqeria dhe besnikëria. Plus edhe fija e magjise që është qendisur nëpër tregimin.
Nga ana tjetër disa tema të tjera jo vetem qe nuk më pëlqyen por nuk e kuptoj lidhjen e tyre me tregimin dhe mesazhin qe autori donte të shpërndarte. Tusha është fëmijë! Fakti qe ajo ishte mbesa e Saliut mjafton për lexuesin qe te mendoj qe Saliu e ka gabim. Kush ishte arsyeja për pedofilie? Akoma edhe me keq fakti qe Tusha kthehet ne nje kafsh Po mos te jete me Saliun. Ne nje far menyre autori e miraton lidhjen e tyre.
Dirja, qe ne fillim cilësohej nga Saliu si grua e mire pa pritur hidhet poshtë dhe përshkruhet si nje gjë e pavlerë kur Saliu i hedh syt tek Tusha. ugh. Po arsyeja për semundjen sexuale qe kap gjith fshatin? E sa e sa gjëra te tjera.