Martin Camaj was an Albanian writer, who wrote mainly poetry, fiction as well as academic work on the Albanian language and its dialects. His first two books of poetry were published in Belgrade,at the time he was studying. His lyrical work comprises nine volumes, alongside with three novels and a volume of short stories.Poetry by Camaj has been translated into Italian, English and German.
He was born on 21.07.1925 in Temal, in the inaccessible hinterland of the northern Albanian cultural city of Shkodra. In Shkodra, he attended the jesuit Italian school-college Xaverianum. After leaving school he worked as a teacher in the highland villages. For a time he was involved in the resistance against the communist guerrillas, so for some time he was forced to go underground until he managed to escape in neighboring Yugoslavia.
In the years 1949-1955 he studied Slavic, Romance and Albanian studies in Belgrade. He started working on a dissertation on the Old Albanian author Buzuku. In 1956 with the help of his former Italian teachers, he moved to Rome, where he completed his dissertation in 1960. He began teaching Albanian Studies in 1961 in the Albanian Studies department in Munch University, which he himself founded. From 1971 till 1990 he taught as a Titular Professor in the same department.
Sado larg me shkue e çfarëdo maje me mbërrijtë, rrënjët mbesin aty, tue thirrë pa za. Ato nuk vijnë si barrë, por si kujtesë e gjallë që s’e lëshon njeriun me u humbë. Era e vendit e kujtimeve e ndjek kudo, sepse asgjâ s’e zëvendëson aromën e shtëpisë ku ke lëshue shtat. Gjithçka nis e gjallë, si me e ndie erën e barit e lagështinë e tokës mbas shiut, derisa rrezet e diellit shtrihen mbi kodra tue i përshku ngadalë në heshtje. Te Rrathë, ky shtegtim shpërfaqet si nji lëvizje sa ekzistenciale, aq edhe rrethore. Ecja përpara s’asht thjesht ikje prej së panjohunës, por nji kthim i pashmangshëm te vetja. Njeriu mundet me u largue fizikisht e me e përjetue botën ndryshe, por në fund e gjen sërish thelbin e vet brenda atij rrethi të padukshëm prej të cilit s’është lehtë me u shkëputë. Kështu, rrathët e ujit, zjarrit e gjakut nuk janë thjesht etapa, por gjendje të mbrendshme. Në rrafshin psikologjik, ky shtegtim shënjon kalimin prej pafajësisë në trazim e deri te vetëdija. Njeriu kalon nëpër këta rrathë, humb e gjen vetveten, por në fund nuk del jashtë tyne; kthehet në pikënisje, por me nji përvojë që e ka ndryshue në thelb.
E m’duket se asht pikërisht gegnishtja ajo që t’ban me e ndie çdo rresht e çdo fjalë me loçkë të zemrës, se asnji tjetër s’e peshon dhimbjen e mallin si ajo.❤️ Mue m' ka pëlqye shumë, jam lidhë me të, sepse ajo që përcjell libri shpesh besoj se e kemi përjetue të gjithë.
"Tash qau si fëmijë s'dinte me ia shpjegue vetes pse ndamja nga ato rraqe e trishtonte aq fort. Jo nga rraqet e vjetra, u përpoq të arsyetonte, asht që po ndahem unë, por nga atmosfera që ato rrezatonin në banesën e tim et, të fëminisë dhe të ditëve të fundit që po më ngelin. U bind se aty, ndonëse banonte dy ose tre muej të vjetit, paskej qenë deri në atë moment qendra e jetës së tij në hapësi. Qante sepse aty e mbrapa kudo që të gjindej. në qytet ose në mal, nuk do të kishte andërrue ma me andje kthimin në plangun e të parëve buzë detit dhe te sendet e cikërrimet që brezni të tana i kishin marrë nëpër dorë Iu ngja se e kishte pushtue seniliteti kur mbeti e tha me za të naltë: nuk ka qenë për mue punë e lehtë të krijoj një çerdhe me fije të panjehuna si zog mërgimtar!"