Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri. Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë. Por zonja Marta kërkon ta birësoj Rainin. Atij i pëlqen, motrës së tij, jo! Kështu fillojnë përpjekjet e Arias për të mos lejuar ndarjen nga i vëllai. Një javë në shtëpinë e zonjës Marta dhe zotit Giljan, plot me aventura të paparashikuara, me ngatërresa dhe prapësi, por sidomos me “leksione jete” që zënë fill drejt e në zemrën e Arias që beson se, njeriun duhet ta udhëheqë dashuria. Ashtu sikurse dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjesëtarëve të saj. Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive. Një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijtë! Ta shohësh botën me sytë e Aria është një buqetë ndjesish! Guximtare dhe kokëfortë por me zemër të madhe, Aria nuk ngurron ta thotë të vërtetën edhe pse, jo gjithnjë i kupton mirë ato që thotë.
Aria does not have any parents. She only has a brother, Rain, and a big heart filled with so much love. To her, it does not matter if she is living in the orphanage or not, as long as she has Rain next to her, whose absenbce leaves her feeling lost and unable to breathe. Mrs. Martha wants to adopt Rain. Rain is happy about it, but his sister is not! And so the story begins... of all Arias’s attempts to prevent separation from her beloved brother. A week in Mrs. Martha’s and Mr. Giljan’s home is filled with unforeseen adventures, mix-ups, and mishaps, but most importantly with “life lessons” that are all born from Aria’s pure heart, a heart which strongly believes that a person should be always guided by love; that family is defined by how much love there is, not the number of its members. This book is just the beginning of the journey for cheeky little Aria, a little girl full of vitality and positive energy. A story about the unconditional love that springs from every child's heart! The strength within yourself and the truth that breaks barriers and overcomes boundaries! Seeing the world through Aria's eyes is a colorfoul bouquet of feelings and emotions! Courageous and stubborn but with a big heart, Aria does not hesitate to tell the truth even though she does not always understand well what she says.
Aria eshte nje uragan. Le shenje ne jeten e cdokujt qe e lexon historine e saj. Eshte realiteti lakuriq. Aria eshte nje shpirt i lire e shpresoj qe te vazhdoje ta tregoje historine e saj pasi shume pak kane guximin ta bejne. Nje 👏 te madhe per autoren.
Eshte nje histori qe te mbetet ne mendje dhe zemer. E kam shijuar shume! Me pelqen pafund stili i autores per te rrefyer nje histori kaq te ndjeshme si ajo e Arias. Nje histori jo vetem per femije, mbushur me "filozofi jete" te cilat Aria ti meson me thjeshtesine e saj. Mezi pres qe te lexoj vazhdimin e historise, "Aria Fët e fët" eshte titulli i librit te dyte i Arias.
Jam e lumtur qe autorja vendosi te ndaje me lexuesit historite e saj. Aria ka qene libri i pare qe kam lexuar prej saj dhe... U dashurova me Arian. Nje vajze 10 vjecare qe ne kete bote, ka vetem te vellane. Qe te dy jetojne ne jetimore. Por ndryshe nga shume histori me femije pa familje, autorja nuk e pershkruan dhimbjen dhe mungesat e Arias me nota dramatike, por me ironi, sarkazem dhe me shprese per reflektim prej lexuesit. Realiteti ne syte e Arias eshte shume qesharak, ndaj shpesh here gjate leximit kam qeshur me gjithe shpirt. Edhe kam qare, jam mallengjyer, sepse e kam ndjere dhimbjen e Arias si te me perkiste. Jam lumturuar kur mesova se libri i dyte i Arias, u botua ne muajin Nentor. E bleva menjehere dhe e lexova. Nuk po vazhdoj me tej, pasi duhet ta lexoni vete. Por jua sugjeroj me dy duar. Aria duhet lexuar, nga te gjitha moshat.
Ime bije quhet Aria,ndaj e bleva ne fillim, por e lexova pas saj, sepse nuk e hiqte nga goja. E vleresova shume faktin se Aria ime ngjante kryekeput me Arian e historise. Kemi blere dhe lexuar vazhdimin e historise, Aria fet e fet. Akoma me i bukur se i pari. Mezi po presim te lexojme vazhdimin e historise se Arias. Stili i shkrimit me pelqen shume. Autorja flet drejteperdrejt me lexuesin, perdor kaq bukur ironine, sarkazmen ndaj nuk te le shijen e drames, por te ben te mendohesh mire, e mbi te gjitha te jesh mirenjohes.
Aria është... Aria! Një fëmijë si Aria të fton që të reflektosh. Mënçuria e Arias, guximi për ti thënë gjërat siç i mendon dhe dashuria e saj për të vëllanë, vendosen përballë kotësisë së familjeve "normale" ne roman, duke nxjerrë në pah dashurinë e pakushtëzuar për pjestarët e familjes dhe sakrificat për njerëzit e dashur që janë thelbi i një familjeje të bukur e të shëndetshme. Mirënjohja për gjithë sa ke, është e rëndësishme për të shijuar jetën. Drama vjen natyrshëm dhe lehtësisht e kuptueshme për fëmijët sepse autoria ka një stil shumë argëtues, me humor, batuta, ironi... Penë e mprehtë!
Aria, guximtare, qe thote gjithnje ate qe mendon, nje mesazh shume i vlefshem jo vetem per femijet. Edhe pse shume i hidhur realiteti eshte e nevojshme qe te perballemi me te verteten. Aria edhe pse vetem nje vajze 10 vjeçare, me dha nje shuplake, nga ato fshikullueset. Reflektimi me pas ishte çlirues. Dashuria per familjen dhe mirenjohja jane dy mesazhe shume te forta. Letersia e mire arrin te depertoje ne zemrat tona e na jep mundesine te rigjejme ndjesi te harruara.
Me ka lene pa fjale. E rekomandoj per te gjitha moshat. Aria eshte nje uragan, forcen e te ciles e ndjeva frymezuese per te thene te verteten sado e hidhur qofte.