Jump to ratings and reviews

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
Ky është një rrëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda. I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, dhe për pasojat e tyre në paqe. Romani është ndërtuar si një shëtitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.

204 pages, Paperback

First published January 1, 2022

Loading...
Loading...

About the author

Ag Apolloni

8 books3 followers
Ag Apolloni është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka drejtuar revistën letrare Jeta e Re (2010-2012), revistën për studime kulturore Symbol (nga 2013), shtëpitë botuese Om (2012-2018) dhe Bard Books (nga 2019). Ka kryer studimet për Dramaturgji dhe për Letërsi shqipe, ku edhe ka doktoruar. Përveç teksteve teatrore dhe studimore si dhe librit autobiografik Mesjeta ime, Apolloni ka shkruar edhe libra poetikë e romane. Veprat e tij janë shpërblyer me disa çmime dhe janë përkthyer në disa gjuhë.

Ratings & Reviews

What do you think?

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
8 (40%)
4 stars
5 (25%)
3 stars
3 (15%)
2 stars
2 (10%)
1 star
2 (10%)
Displaying 1 - 2 of 2 reviews
Profile Image for Andrea.
106 reviews
December 15, 2025
E mbarova “Kësulëkuqen” me ndjesinë se kisha kaluar nëpër një tekst të copëzuar mes miteve, figurave reale, filmave dhe zërave që levrojnë rrëfimin, ku fragmentariteti nuk më humbi kurrë, por më mbajti vazhdimisht të përfshirë. Ajo që më tronditi më fort ishte mënyra se si dhuna shfaqet si strukturë e vjetër, nga mitologjia te historia reale, duke e bërë romanin më pak një histori për t’u kuptuar dhe më shumë një përjetim që të mbetet.
Profile Image for Ornela Sinameta.
4 reviews2 followers
April 23, 2025
Përgjatë përkundjes në procesin e leximit të “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”, të ndodh ta gjesh veten shpesh të mbërthyer në grackat e shkapërcimit të kufijve midis fiction-it dhe jo fiction-it. Ndonëse është një roman që të mban pezull gjer në mbarim të tij, nuk mund të thuhet se është lehtësisht i përtypshëm nga çdo kategori lexuesish. Në vepër dallon veçan nga tiparet e tjera defamiljarizimi, pra paraqitja e së panjohurës si e njohur. Të duket sikur e njeh fund e krye përrallën e Kësulëkuqes, mirëpo, kur vihesh përballë me të, variantet e shumta dhe interpretimet që i janë bërë prej studiuesish të ndryshëm, disa prej të cilëve përmenden edhe në vepër (Maria Tatar, Paul Delarue, Charles Perrault) (1) , kupton një të vërtetë të hidhur: që realiteti i fëmijëve nuk na qenka aq i pastër sa e kishe pandehur.

Megjithatë, kjo është vetëm maja e ajsbergut të strukturës narrative të romanit. Në bazën e këtij ajsbergu qëndron konceptimi mbi fenomenin e përdhunimit, në luftën e zhvilluar në vitet e përgjakshme 1998-’99 në Kosovë sidomos. Përmes gjuhës ironike, hera-herës përplasesh me një realitet të pazakontë; ti pret të të shpalohet një variant romantik i përrallës, ashtu siç aludohet në titull, por në vend të kësaj, vihesh para një historie të errët dhe destabilizuese. Përralla e Kësulëkuqes, e cila në rrënjën e saj kishte pasur një histori përdhunimi, përvijohet në tri nivele në roman:

1. Varianti i vjetër: historia e përdhunimit të një vajze para njëmijë vjetësh në Francë. “Kësulëkuqja para se të bëhej përrallë për fëmijë ishte histori për të rritur. E tregonin fshatarët francezë. Argëtoheshin me një histori përdhunimi, ose thjesht me një histori erotike, meqë shumë interpretues thonë se Kësulëkuqja e lejon veten qëllimisht të joshet nga Ujku, dhe kështu, duke ba dashni me të, kalon nga faza e adoleshencës në fazën e pjekurisë. […] Bile, krejt në fillim, antagonisti nuk ishte krejt ujk, po një njeri-ujk, lykantropos, ose werewolf.” (2)

2. Varianti aktual: Përshtatja në përrallën për fëmijë që njohim sot.

3. Varianti i ri: Përralla nga e ardhmja.

“NA ISHTE NJËHERË një vajzë e vogël që mbante kësulë të kuqe, dhe që të gjithë e thërrisnin Kësulëkuqe. Një ditë gjyshja i tregoi që burri dhe gruaja që e rritën nuk ishin prindërit e saj, të cilët i kishte ngrënë një përbindësh i madh. Atë natë, ajo pa pyetur askënd, kishte marrë një shportë me verë dhe keksa, kishte bërë rrotull dyshekun, e kishte vënë në shpinë dhe kishte shkuar te shpella e Ujkut, i cili para ca kohe ishte ligë, por s’ishte i lig. Ata hëngrën keksat, pinë verën, qeshën, vallëzuan së bashku dhe folën për ujq e për gjyshe. […] (3)

Si një vepër përfaqësuese e letërsisë postmoderniste, “Kësulëkuqja” është bartëse e një veçorie tepër të rëndësishme: ka vend leximi për të gjitha kategoritë e lexuesve. Dikush mund të mjaftohet me rikonceptimin e përrallës, me historinë e dashurisë mes Maksit dhe Loritës, dikush mund t’i mbivendosë kësaj të fundit edhe dramën kolektive të historive të përdhunimeve gjatë luftës, e dikush tjetër mund të thellohet deri në trajtesat e inter dhe intratekstualitetit, parimit të brikolazhit, invarianteve të përrallave të tjera, të cilat nganjëherë përzihen me njëra-tjetrën (Borëbardha-Kësulëkuqja-Kapuçkuqi-E Bukura dhe Bisha).

Përgjatë leximit arrin të shquash edhe nota autobiografike, veçanërisht në konceptimin e rolit të shkrimtarit-dramaturgut. Identifikimi me Ujkun, tjetërmendsin, të veçuarin nga turma e tejmbushur me të ngjashëm, është tipar karakterizues të cilin nuk e hasim vetëm te “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”, por edhe tek “Ulurima e ujkut”.Shkrirja e së vërtetës, pra non-fiction me fiction-in, siç u cek më sipër, është një shkapërcim i kufijve që përkthehet në mëdyshje nga pala lexuese, ngase i bashkëngjitet edhe refuzimi i një të vërtete absolute, duke qenë se qëllimi kryesor duket të jetë paraqitja e një bote ku nuk ka një të vërtetë të vetme dhe gjithçka është relative dhe e diskutueshme.

Sa i përket themelit konceptual mbi të cilin ngrihet gjithë struktura narrative, përdhunimit, ky i fundit nuk paraqitet vetëm si akt fizik dhune, por si simbol i pushtetit dhe nënshtrimit të një populli të tërë, pa përkatësi gjinore dhe moshore. Zëri rrëfimtar i referohet përdhunimit si një formë shtetërore e manifestimit të dhunës, e cila prodhon vazhdimisht abuzim dhe bartet në formën e traumës kolektive në çdo individ të shoqërisë, qoftë ai viktimë e drejtpërdrejtë e tij, ose jo. Ky është rasti i Loritës: ajo është gjithnjë e mbërthyer në prangat e pasigurisë dhe krizës, dhe e lidh pa vetëdije ekzistencën e vet me Ujkun. Kjo për shkak se tek ajo është e ngulitur trauma e lindur nga të qenit produkt i një përdhunimi. Në ADN-në e saj është bartëse e pasojave të tij, gjë që reflektohet edhe në gjendjen dhe sjelljet e saj psiko-somatike në të tashmen. Ky është një konceptim i ngjashëm me kujtesën dhe traumën kolektive të brezave post-diktatoriale në Shqipëri. Gjurmët e komunizmit dallohen edhe në qenien tonë, sado që ne nuk e kemi përjetuar për së gjalli atë periudhë. Kështu edhe Lorita është bartëse e një pasoje që nuk e ka hequr drejtpërdrejt në trupin e vet.

Prandaj “Kësulëkuqja” nuk është thjesht një përrallë për të rritur, ajo është një jehonë e një realiteti të errët, një kërcënimi dhe shtypjeje të vazhdueshme etnike, që nuk mund të lihet kurrsesi në hije
Displaying 1 - 2 of 2 reviews