Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.
Fatos Kongoli has recently become one of the most forceful and convincing representatives of contemporary Albanian prose.
He studied mathematics in China during the tense years of the Sino-Albanian alliance.
Kongoli chose not to publish any major works during the dictatorship. Rather than this, he devoted his creative energies at the time to an obscure and apolitical career as a mathematician, and waited for the storm to pass.
His narrative talent and individual style only really emerged, at any rate, in the nineties, since the fall of the communist dictatorship.
Një libër i lehtë, që të tërheq që në faqet e para. Stili i të shkruarit, i drejtpërdrejtë, popullor dhe aktual, e bën romanin të lexohet me lehtësi.
Pas këtij libri, mendoj se e kuptoj edhe më mirë mënyrën se si shkruan Kongoli dhe botën që ai ndërton rreth personazheve të tij, ku Personazhet kryesore janë, në një farë mënyre, edhe antipersonazhet kryesore.
Gjithçka vërtitet rreth mediokritetit të zakonshëm të protagonistit, i cili bëhet njëkohësisht qendra dhe filtri përmes të cilit e shohim botën. Nuk e di nëse është e qëllimshme apo jo, por Kongoli luan vazhdimisht me pritshmëritë e lexuesit. Pikërisht kur ngjarja duket se po arrin pikën kulmore, ai ndryshon fokusin, kthehet në retrospektivë, në fëmijëri, apo na çon drejt një ngjarjeje krejt tjetër. Kjo mënyrë rrëfimi e ndërpret vazhdimisht vijimësinë që pret lexuesi dhe e zhvendos vëmendjen nga ajo që po ndodh te ajo që fshihet pas saj.
Në çdo libër të Kongolit duket se ekziston një analogji, një motiv që e shoqëron rrëfimin nga fillimi në fund. Në këtë roman, është «Kori i Krimbave», një imazh që mbetet në mendje dhe që i jep veprës një dimension më të thellë se vetë ngjarja.
Ajo që më pëlqen veçanërisht te Kongoli është mënyra se si i normalizon mendimet e pavullnetshme (*intrusive thoughts*) dhe ia servir lexuesit të papërpunuara, pa u përpjekur t'i zbusë apo t'i justifikojë. Mendime të errëta, banale, të sikletshme, ndonjëherë edhe të frikshme, bëhen pjesë e natyrshme e botës së brendshme të personazhit. Ndoshta kjo është pikërisht mënyra përmes së cilës autori kërkon të na afrojë me psikozën e një personazhi që kryen një vrasje: jo duke e shpjeguar apo gjykuar nga jashtë, por duke na futur në mendjen e tij dhe duke na lënë të përballemi me atë që gjejmë aty.
Një tjetër element që vlen të vlerësohet është përshkrimi i shkurtër, por domethënës, i periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Edhe pse ngjarja kryesore i përket më shumë një drame personale, në sfond shfaqen vazhdimisht grimca të historisë sonë të afërt. Busti i Enver Hoxhës, që dikur qëndronte në dhomë si një lloj shenjtërie, zëvendësohet pas rënies së komunizmit nga simbole të tjera të besimit. Ndryshon mënyra e veshjes, ndryshon atmosfera shoqërore dhe, bashkë me to, ndryshon edhe frika. Sigurimi i Shtetit dhe kujtimi i tij vazhdojnë të rëndojnë mbi jetën e njerëzve, ndërsa pasiguria e kohës shfaqet edhe në detaje të vogla: hekurat në dritare, dyert e blinduara, frika nga komshinjtë dhe nevoja për t'u mbrojtur nga njëri-tjetri. Kongoli arrin ta sjellë këtë periudhë jo përmes një rrëfimi historik, por përmes gjesteve dhe zakoneve të përditshme.
Në fund, ky nuk është një roman për një vrasje. Ose, të paktën, jo vetëm për të. Vrasja është dhe nuk është vrasje; është më shumë një pikënisje për të eksploruar mendjen, banalitetin dhe mënyrën se si një njeri mund të arrijë deri te një akt i tillë. Diku kam lexuar një krahasim me *I huaji* të Camus-së, dhe mund ta kuptoj se nga vjen kjo analogji: rëndësia nuk qëndron vetëm te akti kriminal, por edhe te marrëdhënia e personazhit me botën dhe me vetveten.
Vetëm një personazh analizohet vërtet në thellësi. Të tjerët mbeten më shumë personazhe ndihmëse, të nevojshme për të plotësuar portretin e tij dhe për të ndërtuar kontekstin në të cilin ai ekziston.
La novela es entretenida, avanza con fluidez. Y podría haber sido quizás inolvidable si no fuera por un detalle que, desde mi perspectiva, resulta innecesario por lo poco logrado: la supuesta locura de Bledi Terziu, el protagonista. Y es que el asesinato accidental de una gitana, que es de donde eclosiona la novela, habría dado un tono de absurdo existencial, más o menos como el asesinato igualmente accidental de El extranjero de Camus, si no fuera por esa intención de dar un tono de sordidez demasiado trágica a la evocación del pasado de Terziu, que por sí mismo no parece demasiado fuera de la normalidad que Kongoli retrata, menos aún para justificar el nacimiento de ninguna locura. Pero quién sabe, quizás sólo estoy de amargado.
Buscava literatura que fos ficció però que destil•lés Albània. Acabo aquesta novel•la de Kongoli i penso que no podia haver fet millor tria.
Kongoli no et vol explicar el comunisme, la transició, la migració, la crisi de les piramidals ni la corrupció. Vol fer una novel•la més o menys negra, urbana i contemporània sobre un personatge que es defineix a ell mateix com a mig sonat, però que sembla un magnífic exemple de l’esquizofrènia col•lectiva d’una generació i un país que acumula tantes capes de contradicció a la motxilla, que el garbuix de tot plegat se li fa indesxifrable. I pel camí, mostra de forma magnífica tot allò que explícitament no vol explicar: comunisme, transició, corrupció i anomia social.
El personatge és un desequilibrat funcional. És a dir, un desequilibrat que funciona: ha tingut parelles, ha treballat, ha mantingut una relació esfilagassadq amb la família (tots més equilibrats que ell, és clar) i va tirant. Un fet desafortunat el fa cometre un homicidi involuntari. I la novel•la avança fent una ziga-zaga constant entre passat i present, entre clarividència i bogeria, que ens condueix fins al seu més que previsible desenllaç.
La resolució de la trama, però, és el de menys. El camí tortuós amb què hi arriba sí que és una petita joia, un tresor per anar llegint mentre passeges per l’Albània contemporània, que fuig d’aquell passat tan recent, sense saber cap a on va ni què passarà quan hi arribi.
the most anticlimactic thing ever. pse filloje te behej aq e ngadalte nga fundi. Plus lexova 294 faqe liber per te pare Bledin te flase me Veroniken vetem 2 here, dhe asgje tjeter per bashkejetesen e tyre???? smorem vesh asnje gje tjeter per Veroniken, plus Bledi eshte njeri koti qe vetem paraziton dhe di te shohi femrat si objekte, si mund te arrije te kete kaq shume lidhje? pffff
Ky libër është një nga perlat e Kongolit, sipas shijeve të mia. Një estetizëm i vulgares, shumë e arrirë. Shoqëria post komuniste, metamorfozat ondividuale dhe sociale të këtyre viteve është e ndërtuar pa dramcitet, por si një film kinetografik. Një zgjedhje sa dramatike për romanin aq edhe në linjë të drejtë me stilin letrar të autorit.