VETËM DASHURI – ERICH SEGAL
Vetëm dashuri! Kjo është ajo që kam kuptuar që duhet më së shumti në jetë! Shëndeti dhe dashuria, nëse ecin mirë bashkë, duhet të ndihesh e përkëdhelur dhe me fat!
Në k'të libër nuk është se gjen ndonjë nga ato dashuri që dridhesh, por kupton që jetës nuk i bën dot bisht kur ajo të troket 😊. ♡
Një histori e bukur, ku mjekësia dhe muzika ishin ndërthurur aq këndshëm për ta shplodhur tamam mendjen.
Ishte një libër i lehtë, jo i ngarkuar me historira të kota, jo me personazhe që si merr vesh pse janë aty 😁, ndaj rroft @biblophage_human që ma sygjeroi sepse me të vërtetë më dha shumë ndjesi të bukura, sa nuk doja të lija shumë pa lexuar mbi të nesërmen.
Mund të vij një ditë të takosh dashurinë e parë, atë të rinisë. Për mua është më mirë që mos t'i kthehesh më asaj, sidomos pasi ke ndërtuar një jetë familjare, bazuar te respekti e dashuria. Kshu dhe kjo histori me Dr. Methju, i cili pavarësisht tundimit nuk e tradhëtoj bashkëshorten.
Kur ka libra me temë mbi dashurinë, apo me personazhe fëmijë, mi jepni mua se ja gjej vendin në të qindën e sekondës dhe asnjëherë nuk lodhem e ankohem 🤩
Ky libër dhe një tjetër pas tij "5 gjuhët e dashurisë" ishin aq shumë në sinkromë me muajin tonë të përvjetorëve ❤, ndaj k'të muaj do ta mbyllim vetëm me libra të tillë 😉. ♡
Meqë sot kam një nga përvjetorët e dashurisë (celebrimi) po shkruaj diçka që sa herë ma thotë xhema, më del zemra nga vendi 🤗❤. "Në qoftë se pyet disa se ç'farë duan nga jeta, gjithmonë do gjejnë një gjë të të thonë se u mungon, por kur më pyet ti ç'farë tjetër dua nga jeta, mendohem, por më kot, asgjë tjetër të them sepse unë çdo gjë që kam dashur në jetë e kam gjetur te ty xhem' o shpirt.
Mund të duken si vargje poetike, por janë fjalë zemre të thënë nga goja e super, mega, big, great dashurisë!
Në këtë rast thjesht falenderon Zotin akoma më shumë seç bën çdo ditë që të ka bekuar me k'të njeri që depozitën e dashurisë e ka gjithmonë plot! ❤❤❤
Mirënjohëse deri në palcë që nuk rresht së dashuri!
Në çdo jetë, veç ty do të zgjidhja @studioligjore_saimirlame! 🙇♀️❤❤ #Xhemas_Love ➡️ #Deri_në_përjetësi 🙏❤ #muajijonë #ourmonth 2011/2014
#sharehugs #sharelove #love365