Goodreads helps you follow your favorite authors. Be the first to learn about new releases!
Start by following Faik Konica.
Showing 1-30 of 58
“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku!”
―
―
“Jeta është e shkurtër e studimi është i lodhshëm, njeriu është përtac nga mendja, publiku është i durueshëm dhe perdja është e siguruar kundrejt vërshëllimave, kështu që përse dikush të shqetësohet për faktet, kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?”
―
―
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.”
―
―
“T. S. Hughes ka këto shënime të ngjeshura për natyrën e shqiptarit: “Nga temperamenti shqiptarët janë pak grindavecë dhe rrallë ta falin goditjen; pa asnjë dyshim nuk u mungon talenti e mprehtësia dhe është një fakt i shënuar që tre burrat më të mëdhenj që ka nxjerrë Turqia në këtë shekull , që të gjithë e kanë prejardhjen nga Shqipëria.”
―
―
“Në Amerikë, kanë një zakon që i munduri i shtrëngon dorën mundësit. Po ne s'jemi amerikanë.”
―
―
“Kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok gërmash si një copë muzike.”
―
―
“Sado delikat qoftë njeriu në dashuri, fal më shumë faje se në miqësi.”
―
―
“Vajtim për robëri të Shqiptarëvet
O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.
As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!
O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!”
―
O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.
As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!
O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,
Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!”
―
“Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me greqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mirë ta lëmë fare shqipen.”
―
―
“Flamuri
Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.
Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej
Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.
Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.
Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë
Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.
Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!
Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,
Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë
E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,
O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!”
―
Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.
Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej
Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.
Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.
Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë
Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.
Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!
Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,
Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë
E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,
O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!”
―
“Hobhauzit, mikut të Bajronit, i kishte bërë shumë përshtypje ndjenja kombëtare si tipar i shqiptarëve. “Këtu ka, thotë ai, - një shpirt pavarësie dhe dashuri për atdheun nga i gjithë populli, e kjo në një masë të madhe ia kalon dallimit të madh që vihet re në pjesë të tjera të Turqisë ndërmjet pasuesve të të dy feve. Kështu, kur banorët e viseve të tjera i pyet se çfarë janë, ata përgjigjen: “Jemi turq” ose “Jemi të krishterë”, ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: “Jam shqiptar”.”
―
―
“Një nga marifetet më të padëgjuara të grekërve ka qenë dhënia e ryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip.”
―
―
“Idealizmi, zotrinjë, munt të dalë vetëm nga dy burime: a nga një kulturë e lartë, a nga një vojtje e përbuzëshme.”
―
―
“Kombësia jonë zuri të humbasë kur u ngjall Greqia. Gjer atëherë, shqiptarët e krishterë rronin vëllazërisht me të tjerët; por pasi fitoi pavarësinë Greqia, nga njëra anë shqiptarët myslimanë u shtrënguan t’i lidhen më fort Turqisë, nga tjetra anë të krishterët shqiptarë iu afruan shtetit të vogël të krishterë, gjer sa u bënë fare, fare grekër. Në këtë mënyrë, Greqia e ngjallur prej shqiptarëve, u bë shkak për vdekjen e tyre.”
―
―
“Kur e thatë një gjë një herë, të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë. Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë, prandaj hiqni dorë nga togjet e gjata të fjalëve, të cilat duhet mjeshtëri e madhe për t’i përdorur.”
―
―
“Shqiptarët nuk janë aq të prirur për fjalë të shumta. Autori francez, Hyacinthe Hecquard, i cili ka qenë konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet, vë në dukje shkurtësinë me dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore. Megjithatë, kjo heshtje me dinjitet nuk është e dukshme për brezin më të ri të shqiptarëve që kanë studiuar në universitetet e Italisë, Francës, Austrisë dhe të vendeve të tjera.”
―
―
“Më tepër plakem dhe më tepër më hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë!”
―
―
“Naim beu, dihet prej kujtdo, u vu që pesëmbëdhjetë vjet e më tepër në shërbim të djelmërisë shqiptare. Kuptoi që ditën e parë se një punë nuk fortësohet mirë, përveç në rrënjë, në themele të saj. Andaj me gjithë zemër shkruajti gjithë ata libra të nevojshëm që u përndanë me mijëra nëpër gjithë Toskëri. Gjuhëtar i shëndoshë, i ditur, i mbaruar në greqishte të vjetër e në persishte e në shumë gjuhë tjera, mendjelëruar e ndjesëhollë... E mësoi, e ngjalli, e rriti pak kombin shqipëtar, - e gatiti udhën për një propagandë kombëtare më përparimtare.”
―
―
“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjet, në vafshim si vemi, do të jemi aqë poshtë sa dhe sot.”
―
―
“E ashpër dhe e sertë ashtu si populli trim që e flet, plot shije dhe e bekuar, ashtu si frutat dhe lulet e maleve ku ajo flitet, gjuha shqipe, megjithëse e mbetur e varfër nga mospërpunimi shumë shekullor, është e aftë për të shprehur nuancat më të holla të shpirtit njerëzor, vibrimet më të pakapshme, në krahasim me dialektet serbe, bullgare e greke, mundësia e të cilave për të arritur thelbin përfundon shpesh në përafrime trashanike.”
―
―
“Unë e nderoj shumë Malin e Zi dhe e vërteta është se Shqipëria ka disa shëmbëllime përcipë me atë vend trim, por ka edhe shumë ndryshime, dhe sidomos një: Mali i Zi ishte thellësisht një vend katundarësh, kurse Shqipëria i ka dhënë Turqisë, me të cilën ish lidhur, jo më pak se tridhjet e pesë kryeministra në katër shekuj e gjysmë, dhe një numër të madh komandantësh ushtrie dhe diplomatësh; Shqipëria i ka dhënë edhe një kryeministër Italisë, një papë (Klementin XI) Romës, dhe një kryegjeneral së Shenjtës Perandori Romane. Një e tillë pjesëmarrje në histori nuk mund të kuptohet pa rrënjë kulture në kohën e shkuar, kulturë nga e cila kanë mbetur edhe sot shenja të gjalla në Shqipëri.”
―
―
“Vëzhgimet e Hobhauzit për frymën kombëtare janë me interes të veçantë për studiuesin, sepse ndërmjet viteve 1878 dhe 1920 serbët e grekët, këta humoristë të pavetëdijshëm, vazhdimisht janë përpjekur që, kundër formimit të një shteti shqiptar, të shfrytëzojnë argumentin se kombi shqiptar nuk ekziston. Fuqitë e mëdha kanë qeshur me ta, madje një diplomat bëri një pyetje, pa i mëshuar fort, se a ka një gjë të tillë që quhet kombësia greke, të dalluar nga kisha greke.”
―
―
“Koloneli (anglez) William Martin Leake bën këto vërejtje: “Ndryshe nga turku dembel e fodull e nga fshatari grek i varfër, që ka humbur krejt gjallërinë si pasojë e mjerimit dhe shtypjes së vazhdueshme, shqiptarët dallohen për punën e tyre të palodhur. Nuk ka gjëra më të ndryshme nga njëra-tjetra se sa sjellja e shqiptarëve dhe sjellja e osmanëve, që janë qëniet njerëzore më dembele e flegmatike.”
―
―
“Skllavëria, si cdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.”
―
―
“Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zëmrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë rënë për miras gruas.”
―
―
“Veshja shqiptare, - shënon koloneli Leake në ditarin e udhëtimeve të tij nëpër More në datën 28 mars 1805, - po bëhet përditë e më e zakonshme si në More edhe në pjesën tjetër të Greqisë. Në këtë të fundit, për shkak të rritjes së madhe të fuqisë shqiptare; në More ndoshta si pasojë e lulëzimit të Hidrës, që është një koloni shqiptare, dhe të ngulimeve të fshatarëve shqiptarë, që janë vendosur në disa pjesë të Moresë, sidomos në Argolis dhe në krahinat fqinje të Atikës e të Beotisë. Kjo veshje është më e lehtë dhe më praktike se ajo turke ose greke.”
―
―
“Fqinjët e shqiptarëve janë raja ose skllevër të çliruar, të cilët kanë atë që mund të quhet kompleks i rajasë, ose më saktë, psikologjinë e skllavit të çliruar, që njihet mirë nga studiuesit e historisë romake. Njerëz të tillë kanë si pasion të demonstrojnë fuqinë, edhe pse interesat e tyre të vërteta u thonë të mbyllin gojën dhe të punojnë në paqe.”
―
―
“Numëri i trimave ka qenë kurdoherë më i madh nër njerëz të pagdhendur e të pamësuar, se nër njerëz të ditur. Këta të fundit kanë mjaft shkaqe që ta duan jetën.”
―
―
“Një studiues gjerman, dr. Herbert Louis, pohon se në Shqipëri nuk ekziston një dukuri e tillë si turma. “Një nga përshtypjet më të forta që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, thotë dr. Louis, është me siguri kjo që, te çdo shqiptar ka një njeri me vetbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë…”. Mungesa e kësaj fryme të kopesë mund të jetë interesante, por ajo ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë.”
―
―
“Helena e Trojës
N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;
Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.
Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.
Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.”
―
N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;
Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.
Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.
Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.”
―




