Darien Levani
|
Poetët bëjnë dashuri ndryshe
—
published
2012
|
|
|
Toringrad
|
|
|
Tavolo numero sette
|
|
|
Dopio Gjashta
|
|
|
Dëborë në Tiranë
|
|
|
Nuove lettere persiane: Sguardi dall’Italia che cambia
by
—
published
2010
|
|
|
Solo andata, grazie
|
|
|
Poetët bëjnë dashuri ndryshe
|
|
|
L'amore di Marx
—
published
2012
|
|
“Pastroj zërin, ul kokën për t'u treguar akoma më qartë që për mua opinioni i tyre është komplet i panevojshëm dhe lexoj.
- Ju lutem, më lejoni të prezantoj veten time. Nëse historia na ka mësuar diçka kjo është që... e harrova çfarë. Po ja, ideja ishte që me të rinjtë mund të ndryshosh situatën, të shpëtosh shtetin, të ngresh kombin, të formosh kombëtare të fortë fizikisht, aq sa të paktën të marrim ndonjë barazim. Bo, bo, i tmerrshëm jam, edhe i fortë, edhe humorist, edhe idealist. Më shikoni e lini sytë, se jam i riu shqiptar. Jam e ardhmja, përuluni, më nderoni, më masakroni, po vij. Ah, po, jam shumë evropian, jam i majtë, po më punon babi në një firmë private dhe ndonjëherë bëhem i djathtë. Copë-copë i kam duart, brohoras sa andej-këtej se na thanë që do të na japin fushë për të luajtur futboll. Jam shumë i pavarur, shumë "indipendent", po këto kohët e fundit, çoç varem pak, se e pashë që s'ma varte njeri ashtu. Po jam edhe shumë i zgjuar, jam diplomuar jashtë, por këta s'më bëjnë kryeministër edhe pse unë jam i zgjuar se kam mbaruar shkollën jashtë. S'më votojnë këta derra. Unë jam edhe vegjetarian se ashtu më kanë mësuar dhe respektoj naturën. Unë u thashë do të vij më datë 27, ma bëni gati një karrige aty, se jam shumë i zgjuar, por këta s'marrin vesh. Ndonjëherë më marrin me vete, çajmë tunele, çajmë male, ndërtojmë hidrocentrale, jam aq i ri sa nuk rri më ulur në kafene, rri në këmbë e kënaqem se në mitingje është plot me të rinj si puna ime. Po unë jam shumë i turpshëm e u them: "Ore jam i mirë unë. Do bëj revolucion unë. S'e sheh që kam veshur edhe bluzë me atë meksikanin, Çenë, edhe pse familja ime thotë: "Jo", po ku marrin vesh ata." Erdha këtu dje, pardje; takova Çimin, i thashë: "O Çimo, do i lujmë fenë lal, revolucion do bëjmë!". "Mirë", tha Çimi; e bëra kryeministër provizor të qeverisë provizore dhe dolëm në rrugë të gjithë bashkë, pastaj shkuam në shtëpi veç e veç. Po Çimin do e heq nga puna, se dje s'më dha cigare dreqi, unë i kisha mbaruar, nga shoqëria kishin mbaruar fondet, ngela thatë...”
― Poetët bëjnë dashuri ndryshe

“Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako. Kanë ngjyra të tjera në kokë, bile dhe seksi i tyre është më i hijshëm. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh; në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë. Poetët qeshin pa hapur gojën dhe e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë, sepse nuk janë si ne. Poetët nuk të prekin, por përkedhelin format e trupit në flokët e tu të ashpër, një krijesë e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta. Të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh i sigurt. Përshpërisin fjalë që nuk njihje, e je i lumtur, sepse duket qartë që do të mësosh diçka të re. Do kesh një fron në një mbretëri tjetër dhe lëpin buzët nga kënaqësia, sepse ajo që po dëgjon është Zgjidhja e të gjitha problemeve. Buzëqesh sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje dhe ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je i lirë në një mënyrë të re. Zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësirë se sa kishe menduar ndonjëherë. Të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin do ta përdorësh, do ta mbushësh. Dhe vendos që aty mund të fusim një fëmijë, këtu një divan, këtu një shëtitje të dielën e s'ke frikë, sepse poeti të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj... pastaj, poetët të braktisin, për herë të parë e të fundit.”
― Poetët bëjnë dashuri ndryshe
― Poetët bëjnë dashuri ndryshe
“Një këngë nuk është shumë e thjeshtë për t'u zbërthyer. Ka qenë gjithmonë kështu, s'ka asnjë sekret, në asnjë, nëse i kupton akordet. Në fund të fundit janë thjesht instrumente edhe zë, asgjë më shumë. Kjo ama vetëm nëse e zbërthen. Por ka një problem: duke zbërthyer një këngë, nxjerr elementet që e përbëjnë, jo rezultatin. Këngët që na pëlqejnë janë të tilla, sepse arrijnë në një pikë ku rezultati ngrihet sipër elementeve të ndryshme. Është kjo magjia e këngëve të bukura, ajo që arrijnë të shprehin, përtej asaj që dëgjon.
Ndodh e njëjta gjë me femrën që dashuron marrëzisht, e cila nuk është thjesht mish e mendime, është shumë më shumë. Ndoshta ato të pëlqejnë, por e dashuron për gjëra të tjera. Mënyra se si qesh, ndoshta. Mënyra se si rregullon flokët, reagimi i saj kundrejt një lajmi, komplet i ndryshëm nga reagimi i miliarda të tjerëve që ecin mbi këtë planet. Mënyra se si shndërrohet kur dehet. Mënyra se si përqendrohet kur lexon një libër. Nuk e duam njëri-tjetrin për gjërat e mëdha, për faktet e njohura si ngjyra e flokëve apo ëmbëlsia e buzëqeshjes. E duam për gjërat e vogla, për ato gjeste që kanë kuptim vetëm për ne e që ngrihen sipër ideve, sipër akordeve, sipër peshës që tregon peshorja apo përtej grupit të gjakut. E ndoshta është ky shpirti për të cilin flasin të gjitha fetë: jo përsosmëria, por defektet, jo biografia, por detajet që na tregon nata, jo ajo që shohin të tjerët, por ajo që shohim vetëm ne.”

Is this you? Let us know. If not, help out and invite Darien to Goodreads.