Goodreads Librarians Group discussion
This topic is about
Arkitrau
Adding New Books & Editions
>
Adding a new edition
date
newest »
newest »


* Author(s) name(s): Mimoza Ahmeti
* ISBN (or ASIN): 9789928261748
* Publisher: Onufri
* Publication Date Year: 2019
* Publication Date Month: 1
* Publication Date Day: 1
* Page count: 71
* Format (such as paperback, hardcover, ebook, audiobook, etc): Paperback
* Description: Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Në një epokë lineariteti letrar diskursiviteti, mugujsh mesjetarë të prozës shqipe në përgjithësi, madje edhe dogmash të reja jashtëletrare dhe mbiletrare, gjyerja vjen prej teje. Pavarësisht se ndokush nuk e kupton, se nuk do ta kuptojë... Shpesh pyes se si shpjegohet ky proces i mrekullueshëm i artit, që rinovimert vijnë nga s’priten, nga pjella malësish të humbura, nga një vajzë me pantallona të zbërdhylura kadifeje e buzë fanellate (personazh i personazhit tënd), që shokët e shkollës e qesëndisin për “opingat” dhe “trikot e leshit”? Si është e mundur që këtu, në mes të Tiranës bujëmadhe që pretendon të radhitet krah kryeqyteteve europiane, të zbresin krijesa si ti, që t’ia zhvoshkin leskrat artit mass-medist dhe ta zotërojnë letërsinë në aftësinë e demiurgut?
Përgjitjen, hëpërhë, kam mundur ta gjej vetëm te Koliqi: “Sepse ti je pinjuell i një fisi të mjeruem! A nuk e kupton se gjaku arbnuer, që s’mujt me lulëzue në hare gjatë qindvjetve të territ, orvatet në ty me pasë hisen e lumturisë që deri tash i asht mohue?”
Doktrina e dashurisë së bukur
Recesion në vetë të dytë për romanin “Arkitrau” të M. Ahmetit
Aurel Plasari
Gazeta Drita, 3 prill 1994
* Language (for non-English books): Albanian
* Link to book page: https://onufri.com/bli/arkitrau/