Babeta Rexhepi's Blog
January 8, 2021
Femër
      Nuk është e lehtë të jesh femër, në një botë maskiliste ku feminiliteti mban aromë silikoni. Për çdo ditë të duhet të luftosh e të ndjekësh rrjedhën e një jetë të mbushur plot sfida, ku në të njëjtën kohë zëri i brendshëm ngulmon të ruash autentitetin dhe personalitetin grua.
Do të duhet të kalosh nëpër mijëra valë e interferenca emocionale, të rrëzohesh e ringrihesh për të mos u dorëzuar kurrë. Të mbash mbi supe nga njëra anë gurin sizifian dhe nga ana tjetër kutinë e pandorës. E sërisht përballë mentalitetit të kundërmosh aromë çokollate dhe prej gojës tënde të dëgjohen vetëm fjalë dashurie. Jeta është një përpjekje për të lënë pas gjurmë njohjeje dhe krijuar risinë e vazhdimësisë. Është një shikim përtej të dukshmes. Është një vizion që përthyen mijëra drita kuptimësie dhe të çon pëherë e më larg.
Të jesh femër do të thotë më shumë se kaq. Do të thote të dish të thuash jo edhe kur zemra tenton të dalë nga kraharori, për të mbajtur karakterin që dhe mund të lëkundet, do të thote të heshtësh dhe kur je e sigurtë dhe e ndërgjegjshme në vetëdijen më të thellë, do të thotë të ndihesh krenare dhe kur gjitha shikimet drejt teje te kryqëzojnë dhe presin shirita inferioriteti, do të thotë të jesh vetvetja dhe bota që di të rishfaqë shkëlqimin e saj më marramendës. Të jesh femër do të thotë të jesh harmonia e gjithë këtij modeli jetësor, do të thotë të jesh paqja dhe ndjeshmëria e gjithë realitetit, do të thotë të jesh dashuria dhe motivi më i madh i një bote përherë në lëvizje e përherë më të mirë. Femra e mat madhësinë e saj me peshën e zemrës, me rrezatimin e dashurisë dhe me kreativitetin e të qenurit të saj. Ajo është një oaz paqe dhe mishërim i perfektes, është frymë shprese dhe shenjtërim, është inspirimi i të sotmes dhe të ardhmes gjithmonë e më të ndritshme. E gjithë bota njerëzore bëhet më e bukur kur në sytë e një femre pikturohet lumturia, sepse rigjenerimi i energjive të saj janë rigjenerimi i vetë shoqërisë që e rrethon, është vetë impakti i produktit jetësor dhe krjimit të vazhdimësisë.
Femra është një mrekulli, që lind nga dashuria, ushqehet me dashuri dhe di të falë veç dashuri
    
        Published on January 08, 2021 01:00
        • 
          Tags:
          femër-letërsi-autorëshqiptare