Perparim Kapllani's Blog
January 31, 2020
Byzylyku
Paul vjen shpesh në parkun ku mblidhen patat e egra dhe italianët e moshuar. Ka një palë vetulla të trasha, duar tërë gunga, sy të mëdhenj që duket sikur kërkojnë lëmoshë. Koka e stërmadhe i lëkundet ngadalë mbi supet e këputur. Sa më sheh, ulet drejt e në stolin tim pa më marrë leje dhe më zgjat dorën për lëmoshë. Fus duart në xhepa dhe i jap të gjitha të shkoqurat që më gjenden në xhep. Është një ritual pothuajse javor. Paul e di se unë vij zakonisht të shtunën dhe të dielën. Ka regjistruar saktësisht edhe orën kur vij dhe ulem. Nuk di pse më ngjall mëshirë ai njeri, me të cilin nuk më lidh asgjë. Ndërsa i ngjesh grushtin me monedha kanadeze në duar, i dalloj damarët e trashë si kapërcyell të pabindur.
E shoh tek largohet gjithë qejf. Nuk e kthen kokën pas. Tre fëmijë, sapo e shohin, e qëllojnë me gurë dhe e përqeshin. Burri i ngratë rrëmben diçka nga toka dhe e hedh në drejtim të tyre. Nga buza e varur i derdhen pa kursim një çurkë jargësh. Ngrihem instinktivisht nga stoli dhe i qëndroj Paul-it në krah. Breshëritë e gurëve të hedhura nga fëmijët më godasin ku të mundin. Një syresh më godet në vetullën e majtë. Përpiqem të fshij sytë nga rrjedha e gjakut. Fëmijët harrakatë tashmë ja kanë mbathur vrapit me sa u hanë këmbët. Teksa zgjat dorën për të më fshirë syrin, i dalloj një byzylyk të lakuar rreth dorës së majtë. Paul ma afron para syve. Në byzylykun prej alumini janë gdhendur fjalët:
“Medical Alert”!
Hap celularin e kërkoj me nxitim ne Google për të kuptuar se çfarë nënkuptojnë ato dy fjalë:
“Një person mund ta mbajë byzylykun për të paralajmëruar mjekët në rast emergjence se ka një problem serioz me shëndetin.”
Në vitin 1956, një vajzë 14 vjeçare e quajtur Linda Collins preu gishtin dhe kërkoi trajtim në një spital në Turlock, California. Para se të bënte gjilpërën, Linda mori një dozë të vogël për të zbuluar nëse do të kishte ndonjë reaksion ndaj tetanozit antitoxin dhe pothuajse vdiq si pasojë e ekspozimit. Babai i Lindës, doktori Marion Collins, kërkoi që e bija të mbante një shënim me shkrim për alergjinë e saj, duke e bashakngjitur me një byzylyk. Doktori Marion më vonë krijoi një byzylyk të argjendtë, mbi të cilin ishte shkruar jo vetëm lloji i alergjisë, por edhe emblema e profesionit mjekësor - dy gjarpërinj të mbështjellë rreth një shtize - dhe fjalët "Medical Alert".
“Jam njeri pa njeri-thotë Paul! – S’kam të drejtë të krijoj familje. Ata që më afrohen duhet të kenë kujdes nga unë, sepse jam i rrezikshëm dhe nën mbikëqyrje mjekësore!”
Më bëjnë përshtypje fjalët e tij normale! Anormal që mban një byzylyk rreth dorës si mjet identifikimi! Paul më afron një shami nga xhepi për të më fshirë gjakun që ende më rrjedh nga vetulla e më ka mbuluar fytyrën.
Pas shpinës dëgjoj një zhurmë biçiklete. Një vajzë me flokë ngjyrëkafe dhe sy sterr si nata zbret nga biçikleta dhe më afrohet. Më vështron me aq dhembshuri, sa shtangem e nuk di se çfarë t’i them.
“Ishte një mrekulli ajo që bëre! Po përse duhej të rrezikoje kaq shumë?”
I afrohem. Shumë afër! Sytë e mi ngulen thellë në sytë e saj. Ndjej afshin femëror të më hyjë në poret e trupit.
“Të njëjtën gjë do të bëja edhe për ty,” i them shkurt.
“Vërtet?”
“Po!”
Vajza më afrohet edhe më e më puth lehtë në faqe. I hipën biçikletës dhe zhduket përmes drurëve të zhveshur të parkut.
https://www.smashwords.com/books/view...

Published on January 31, 2020 20:09