E dashur "çantë”
E dashur ministre dhe ju të tjerat që i silleni rreth! Prej ditëshmë vlon në shpirt një inat i madh, nga ato inatet që edhe pse i shpëlan mealkool gjatë ditës, nuk të iknin, madje vetëm sa të shtohen më shumë. Teksarrotulloj gotën e mbushur me ujë, copat e akullit (nuk e di as vetë pse me kanësjellë një gotë me akull në këtë të ftohtë), që tringëllijnë më kujtojnë takattuaja të larta që bëjnë një zhurmë të cuditshme mbi asfalt. E kur ngre pak mëshumë kokën, ju nuk jeni aty, por duket që edhe nga televizori unë e dëgjoj atëecjen tuaj të pushtetshme. I shoh çantat tuaja të shtrenjta teksa bëjnë paradëne modës, sa në një krah, në tjetrin. E pra çantat tuaja të shtrenjta, tëdashura zonja, nuk më lënë të qetë. Më janë bërë si ngërc, që më ka zënë grykën.Rrufis kafenë time të hidhur dhe kujtoj se ato çanta ju nuk i kishit më parë. Ethem me bindje se atëherë kishte raste që edhe flokët nuk ju rrinin aq bukur nëmëngjes, pra dukej qartë që nuk kishit kaluar në parukeri me parë, ose kjo efundit të jetë gdhirë në shtëpinë tuaj. E them me bindje se atëherë dukeshit mëafër njerëzores, e jo si ato kukullat nëpër vitrinat e dyqaneve luksoze. E themme bindje sepse atëherë unë e mbaj mend që ju dhe të tjerat si ju, nuk e kishitnjë cantë të tillë. Sepse unë e di që ato çanta ju ngjitën krahëve tuaj si mezamkë, sapo ju bëtë hapat e pare në shkallët e godinave ministrore. Sepse e diqë për cdo njeri që morët në punë, rrasët nëpër xhepat tuaja – që më ngjajnë sishpella piratash – shuma të majme parash. Sepse e di që ato çanta ju i kenifituar me pa të drejtë. Se fjala bie, përse një çantë të tillë nuk e ka mamajaime, që punoi 25 vite në metalurgji? Eh, c’na hap plagë të vjetra do të thoniju! Tani unë e kuptoj, që nëse nuk ke bërë dy fakultete, master, doktoraturëdhe më e rëndësishmja, nëse nuk ke vjedhur për t’i arritur të gjitha këto, nukmund të zesh një post ministri/ministre, e për pasojë do të punosh nëmetalurgji. Pra, faji i nënës sime dhe i të gjithë metalurgëve – po bëhen 30vjet që vetëm i gënjeni – ka qenë se nuk kanë ditur të vjedhin. Po, e dashurmama, ti dhe shoqet e tua, nuk keni ditur të mashtroni, ndaj duhet t’i gëzoninjë pensioni qesharak.
Dhe meqë ra fjala tek pensioni, a e di ti e dashurministre, i dashur minister/ kryeministër se sa është pensioni që keni caktuarpër një njeri që i ka dhënë krom këtij shteti dhe ky i fundit e ka shitur ku ika dashur qejfi dhe paratë i ka futur në xhepat e tij? A e di ti i dashurminister/ ministre/ kryeministër, sesa para merr një grua që gjithë jetën e sajpunoi me tre turne? Do të thoni ju që ky është muhabet tjetër, e se duhet ta lëtani. E kuptoj fare mire që nuk ka lidhje me situatën dhe nuk duhet të daljashtë kontekstit. Por, prit, a e di ti ministër/ ministre/ kryeministër secfarë do të thotë t’i heqësh një fëmije natën e Vitit të Ri, babin dhe maminnga tavolina e shtruar? Sepse unë e mbaj mend mirë kur ata coheshin ngatavolina dhe në orën 11 të natës niseshin për në punë. E kjo nuk ndodhi njëvit, por të gjitha vitet që ne jetuam në një çati. E po kishim menduar atëherë,mami dhe babi po punojnë për një jetë më të mirë, të paktën kur të dalin nëpension, do të rrojnë si mbretër. Epo nëse edhe ti i dashur ministër/ ministre/kryeministër, po mendon tani, sic kam menduar unë dikur, po të them se e kegabim. A e ke pyetur ndonjëherë veten se sa pension mund të marrë një njeri itillë? Sigurisht që jo, sepse nëse do ta kishe pyetur, do të të vinte turp përcantat që mban në dollap. Turp?! Çfarë them dhe unë. Ti sigurisht që e di.
Gjithësesi unë po ta kujtoj. Nuk po jap këtu shifrën e saktë, sepse ndoshta atëherëme të vërtetë do të vinte tup, se ndoshta për ty tani kaq kushton një gotë verë.Me një pension të tillë, që mamaja ime mori per here te pare kete muaj, nukmund të blejë as një çantë të tregu Çam. Sepse nëse ajo e blen një cantë tëtillë, atëherë nuk do t’i dalin paratë për të paguar dritat. Atëherë zgjidhja,e dashur mama, mos u ngoh në këto ditë të ftohta, por fiki të gjitha, fundjambulohu, ka shtëpia batanije plot. Të duhen paratë mama, për të paguar ilacetdhe vizitat që bën sa herë shkon në spital. Eh, cfarë them dhe unë ilacet… Posigurisht, se nëse ke punuar në metalurgji 25 vjet, ilaçet duhet t’i kesh methes. E shikon mama, sa gabim që ke bërë që nuk ke ditur të vjedhësh! Jo vetëmti do të kishe një çantë të bukur, por do të kisha dhe unë. Ah, sa më qan syripër një Chanel Vintage. Sa ishte, 4200$?! Eh! Rrotulloj akullin në gotën embetur bosh dhe lë në tavolinën prej xhami, qindarkat e fundit të mbetura nëportofol.
Published on December 13, 2018 01:15
No comments have been added yet.


