Fatbardha Smona’s Reviews > The Mother > Status Update

Fatbardha Smona
Fatbardha Smona is on page 100 of 304
Apr 05, 2025 10:34AM
The Mother

3 likes ·  flag

Fatbardha’s Previous Updates

Comments Showing 1-1 of 1 (1 new)

dateUp arrow    newest »

message 1: by Fatbardha (new) - added it

Fatbardha Smona Madje dikur, në kohën kur ishte vajzë, tek i ati, në mesin e një fshati, pak më të madh se ky katund mes maleve, fëmijët e porsalindur e tërhiqnin. Shtëpia atërore ishte e mbushur me fëmijë, ndër të cilët ajo ishte më e madhja dhe u qe bërë të tjerëve në këmbë të nënës. Ndihej e lodhur herë-herë pas punëve të ditës; të vegjlit e zgurisnin në mbrëmje, duke u rrotulluar nëpër këmbët e saj; dhe ajo u çirrej që të çlirohej syresh, po kurrë, megjithatë, nuk reshtte së dashuri. Vegjëlia e tyre e tërhiqte, e zbuste dhe shpesh i ndodhte të merrte në duar ndonjë camërdhok, në shtëpinë e saj a të fqinjëve, ta ngjeshte pas vetes, t'i merrte erë fort e ta trajtonte me kujdes për çka do që e lejonte të bënte. Nga kjo tërhiqte një gëzim të harbuar, të cilin nuk e shpjegonte dot.
Zemra i lëshohej pas gjithçkaje që mbështetej pas saj; ndaj gjithçkaje që vinte era rini. Në pranverë, ëndej pas zogjve të pulës, zogjve të rosës, që çanin guaskat. Tregonte zell të madh të ushqente krimbat e mëndafshit dhe ndihej e kënaqur, kur i shihte të rriteshin. Këqyrte sesi shtynin ato fijet e holla plot jetë, të cilat bëheshin të trasha e të lyrshme. Kur ata shpërthenin fshikëzat, dilnin me ato krahët e tyre e shfaqeshin, flutur pas fluture, ajo përjetonte, fillimisht, këtë zbulim, pastaj këtë kënaqësi, brenda trupit të vet.
Një ditë, kur tërë fëmijët e shtëpisë atërore qenë rritur dhe ajo vetë përgatitej për martesë, bëri diçka që i zgjoi shqisat më shumë se çdo prani mashkullore deri më tani. Te fqinji ishte një fëmijë i vogël, i cili nuk kishte marrë këmbët ende. Një buçkan i madh rrumbullak, krejt lakuriq, që një motër më e rritur e shëtiste gjithë verës mbi shpinë të vet, mbledhur me një fashë stofi. Ajo, në vigjilje të dasmës, shpështolli fashën dhe mori fëmijën, me dëshirën më të plotë të së motrës, e cila, e çliruar nga barra e vet, ia dha vrapit për t'u zbavitur.
Pastaj nisi të vinte këtej për ta kërkuar çdo ditë; midis fëmijëve të fshatit, vogëlushi ishte drita e hënës. U kthye në favoritin e saj, në gazmendin e vet të madh; e merrte në krah dhe nuhaste doçkat topolake, tërhiqte kënaqësi prej faqeve të rrumbullakëta, prej gojës së vockël të kuqe; e shëtiste ngado duke e marrë mbi këllqet e veta të forta. Kur e ëma i thërriste: - A nuk paskemi plot fëmijë në këtë shtëpi që ti vete e kërkon një tjetër, kur unë nuk i kam mbyllur punët ende me shtatzënitë? - ajo përgjigjej me të qeshur: - Besoj se nuk më lodhin kurrë bebet.


back to top