Goodreads helps you follow your favorite authors. Be the first to learn about new releases!
Start by following Petro Marko.
Showing 1-24 of 24
“Edhe pas tufanit ...furtune eshte jeta!”
― Qyteti i fundit
― Qyteti i fundit
“Sa zor eshte ti futesh tjetrit ne zemer,ne koke! Po t'u shkruhej njerezve ne sy e ne fytyre mendimi , shpirti, rruga, puna, qellimi atehere bota do te kishte marr tjeter drejtim....Po shume fytyra jane si nata...dhe hajde kupto te lutem,se c'mbulon dhe c'fsheh nata!”
― Qyteti i fundit
― Qyteti i fundit
“Në këtë botë njeriu po qe i drejtë është guximtar.”
― Fantazma dhe plani 3+4
― Fantazma dhe plani 3+4
“Ja keshtu eshte dashuria:nje shishke me livando.Kur zbrazet shishja,era qendron dhe pak e pastaj gjithcka avullon dhe nuk ndihet me.Humbet si dashuria!...
-Qenke me mendime borgjeze,moj shoqe!Ajo eshte dashuri borgjeze!”
― Qyteti i fundit
-Qenke me mendime borgjeze,moj shoqe!Ajo eshte dashuri borgjeze!”
― Qyteti i fundit
“Cilido enderron nje shteg, kurse jeta te perplas andej ku s'ta pret mendja.”
― Qyteti i fundit
― Qyteti i fundit
“Nganjehere mendjen ta marrin kembet.”
― Qyteti i fundit
― Qyteti i fundit
“Per dashurine jap jeten, dhe per lirine jap dashurine!”
― Hasta La Vista
― Hasta La Vista
“Himara
Lagur syt' i zu qepalla,
s'kanë të hapen në jetë,
se në ato vise të rralla
fluturon shpirti shigjetë!
Atje, ah! gjelbëron fryma;
n'ato male ar të lara
ku mbi re shkrep vetëtima,
shkruan me zjarr:
-Flak' është Himara!”
―
Lagur syt' i zu qepalla,
s'kanë të hapen në jetë,
se në ato vise të rralla
fluturon shpirti shigjetë!
Atje, ah! gjelbëron fryma;
n'ato male ar të lara
ku mbi re shkrep vetëtima,
shkruan me zjarr:
-Flak' është Himara!”
―
“N'arrati
Kokën mu në trastë e futi,
mori dhenë... Pse o Zot,
tërë kohën jetëshkurtri
qetësinë nuk e gjen dot?
Ligja me kamxhik s'e zbuti
skllavin që endet sot e mot,
llogore nuk gjen gjëkundi
dhe mundimi s'e mund dot.”
―
Kokën mu në trastë e futi,
mori dhenë... Pse o Zot,
tërë kohën jetëshkurtri
qetësinë nuk e gjen dot?
Ligja me kamxhik s'e zbuti
skllavin që endet sot e mot,
llogore nuk gjen gjëkundi
dhe mundimi s'e mund dot.”
―
“Dëshpërim!
Tërë brenga bredhërin
shpirtkëputur nëpër rrugë,
zër' i tij më s'psherëtin
se në syt' ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersëftohtë
duke shkruar: dëshpërim!”
―
Tërë brenga bredhërin
shpirtkëputur nëpër rrugë,
zër' i tij më s'psherëtin
se në syt' ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersëftohtë
duke shkruar: dëshpërim!”
―
“Se i ngjasin njeriut ca gjëra në jetë, që as vetes nuk ia rrëfen… Po, nuk e di se si ta shpjegoj nevojën për t’u lehtësuar nga diçka që të bën të vuash e të mos shikosh drejt në sy ata me të cilët ti qan hallet.”
― Nata e Ustikës
― Nata e Ustikës
“Deri kur...
Deri kur i arratisur,
i pastrehë në mërgim,
deri kur o shpresëngrysur,
do të endesh pa drejtim?
Kthehu, lumëmadh në Atdhe,
mba në gji atë flamur
që valon i fsheht atje!...
Bëhu burrë! Po deri kur?!”
―
Deri kur i arratisur,
i pastrehë në mërgim,
deri kur o shpresëngrysur,
do të endesh pa drejtim?
Kthehu, lumëmadh në Atdhe,
mba në gji atë flamur
që valon i fsheht atje!...
Bëhu burrë! Po deri kur?!”
―
“Kënga Labërishte
Kur ja marr o me të qarë
asaj kënge trimërishte,
them: - Eh, mbeta si i vrarë,
se dyjarja labërishte
më kujton .... O Perëndi,
nuk e them, po do ja nis
sy rrëmbushur në arrati
si bilbil i Labërisë!”
―
Kur ja marr o me të qarë
asaj kënge trimërishte,
them: - Eh, mbeta si i vrarë,
se dyjarja labërishte
më kujton .... O Perëndi,
nuk e them, po do ja nis
sy rrëmbushur në arrati
si bilbil i Labërisë!”
―
“Kënga e valës
(Vlorës)
Lëmo', o valë e përkëdhel
atë breg që s’është i gjallë,
e, kur të flesh aty në Skelë,
të shtrihesh në atë zall,
këndo një këngë e nanuris
shumë qetë e me ngadalë,
se në atë tokë fle një fis
që u ngrit në shekuj valë
për nderin e Lirisë...
Lëmo' o valë me ngadalë!
këndo një këngë lehtë,
të mos dëgjohet gjer në mal,
se aty në ullishtë fshehtë
dergjen..... - oh lëre mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -
Pra ti o valë, këndo, mos qa,
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë,
sa brigje ke në dorë!...
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë
dhe shpirtin tënd, o Vlorë!
Po ah, o vend që lind ç'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh'
me llahtari në zall?..
Lëmo' o valë me ngadalë,
këndo kushtrim të qetë...
Se mos dëgjohet lart në male
në Arbërinë vetë
se atje dergjet një jetë...
Lëmo' o valë e përkëdhel
me zemër, jo me zjarr,
se bën vaki që vdekja del
e s'hesht brenda në varr.
Kushtrimin tënd o të dëgjoj
oh, ndërsa vendi qan -
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
dhe labët kush i mban...?!”
―
(Vlorës)
Lëmo', o valë e përkëdhel
atë breg që s’është i gjallë,
e, kur të flesh aty në Skelë,
të shtrihesh në atë zall,
këndo një këngë e nanuris
shumë qetë e me ngadalë,
se në atë tokë fle një fis
që u ngrit në shekuj valë
për nderin e Lirisë...
Lëmo' o valë me ngadalë!
këndo një këngë lehtë,
të mos dëgjohet gjer në mal,
se aty në ullishtë fshehtë
dergjen..... - oh lëre mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -
Pra ti o valë, këndo, mos qa,
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë,
sa brigje ke në dorë!...
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë
dhe shpirtin tënd, o Vlorë!
Po ah, o vend që lind ç'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjallë?
Përherë syri yt do jesh'
me llahtari në zall?..
Lëmo' o valë me ngadalë,
këndo kushtrim të qetë...
Se mos dëgjohet lart në male
në Arbërinë vetë
se atje dergjet një jetë...
Lëmo' o valë e përkëdhel
me zemër, jo me zjarr,
se bën vaki që vdekja del
e s'hesht brenda në varr.
Kushtrimin tënd o të dëgjoj
oh, ndërsa vendi qan -
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
dhe labët kush i mban...?!”
―
“Këmbëve
Ç'keni, o këmb', që këmba-këmbës
po gjurmoni lot e lodhje?
a s'u ngopët duke ecur
nëpër shtigjet e së nesmes?
ku e shpini n'ato ndodhje
t'ashpra kurmin që ka ngecur
përmbi ju o kërcitharë?
-Po drejtohemi në varr!...”
―
Ç'keni, o këmb', që këmba-këmbës
po gjurmoni lot e lodhje?
a s'u ngopët duke ecur
nëpër shtigjet e së nesmes?
ku e shpini n'ato ndodhje
t'ashpra kurmin që ka ngecur
përmbi ju o kërcitharë?
-Po drejtohemi në varr!...”
―
“Femra është si Toka:
Si toka! Kur është njëzet vjeçe, i ngjan Afrikës.
-Kur arrin tridhjetë vjeçe, është si Hindia: e nxehtë, e hijshme, misterioze.
-Kur bëhet dyzetë vjeçe, i ngjan Amerikës, e përsosur nga ana teknike.
-Kur arrin të pesëdhjetat, i ngjan Evropës: gërmadhë e vërtetë.
-Por kur arrin të gjashtëdhjetat, është Siberia, që të gjithë e dine se ku bie, po që asnjeri s’dëshiron të vejë.”
―
Si toka! Kur është njëzet vjeçe, i ngjan Afrikës.
-Kur arrin tridhjetë vjeçe, është si Hindia: e nxehtë, e hijshme, misterioze.
-Kur bëhet dyzetë vjeçe, i ngjan Amerikës, e përsosur nga ana teknike.
-Kur arrin të pesëdhjetat, i ngjan Evropës: gërmadhë e vërtetë.
-Por kur arrin të gjashtëdhjetat, është Siberia, që të gjithë e dine se ku bie, po që asnjeri s’dëshiron të vejë.”
―
“Ai qe ka frike nga jeta nuk ka gjak dashurie”
―
―
“Se ne rrethana te tilla, ne kushte dhe mjedise te tilla, nje lajm i vogel eshte nje injeksion shprese dhe guximi per ate qe lengon i izoluar, kur planeti eshte ne furtune.”
―
―
“Vetvetes
Gëlltite dhimbjen me pahir
në thellësinë tënde!
Vërtite brenda pa mëshirë
dhe qesh si një çapkëne!
Shterroi jeta, s'ka më lot
as ëndrra, as përralla,
eja në vete, dehu sot
me zemrat e gjalla!”
―
Gëlltite dhimbjen me pahir
në thellësinë tënde!
Vërtite brenda pa mëshirë
dhe qesh si një çapkëne!
Shterroi jeta, s'ka më lot
as ëndrra, as përralla,
eja në vete, dehu sot
me zemrat e gjalla!”
―
“Ha...
Ha vajtim, o i helmuar,
ha gëzim, o i gëzuar,
ha përralla, o vjershëtar,
ha litar, o Atdhetar,
ha gënjeshtra, o ëndërrtar....
hani bar për të jetuar.
Hani arkat... hiç mos mbeten
mbretër - sa të hani veten.”
―
Ha vajtim, o i helmuar,
ha gëzim, o i gëzuar,
ha përralla, o vjershëtar,
ha litar, o Atdhetar,
ha gënjeshtra, o ëndërrtar....
hani bar për të jetuar.
Hani arkat... hiç mos mbeten
mbretër - sa të hani veten.”
―
“Te varri i drejtësisë
Të pat rritur me pekule
drita e jetës... Po tani,
pse e vdekur ju përkule
dhunës - arit, pa stuhi?
Ja... të qan o turm' e gjallë
që të humbi. Dhe me hak
të kërkon. Si thua, vallë,
për t'u ngjallur, do shumë gjak?”
―
Të pat rritur me pekule
drita e jetës... Po tani,
pse e vdekur ju përkule
dhunës - arit, pa stuhi?
Ja... të qan o turm' e gjallë
që të humbi. Dhe me hak
të kërkon. Si thua, vallë,
për t'u ngjallur, do shumë gjak?”
―
“Përmendorja e Vlorës
(Luftëtarit të Panjohur)
Trim , arbresh, ja ti si hekur
çelik më rri pa tundur!
Fsheh në sy turmën e vdekur
që nga vdekja s’është mundur!
Rri rinia e të sheh,
por mjerisht ajo s'të njeh!
Edhe pyet, o zemërftohur:
- Ç'është ky trim i panjohur?”
―
(Luftëtarit të Panjohur)
Trim , arbresh, ja ti si hekur
çelik më rri pa tundur!
Fsheh në sy turmën e vdekur
që nga vdekja s’është mundur!
Rri rinia e të sheh,
por mjerisht ajo s'të njeh!
Edhe pyet, o zemërftohur:
- Ç'është ky trim i panjohur?”
―
“Apologjia ime (Jetes)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...”
―
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...”
―
“Tungjatjeta Shqipëri
Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit mirëpritës
për ata që të nderojnë.
Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit kryengritës
për ata që të lakmojnë!
Ti je Besa, bujaria, Nënë e fisit legjendar
për ata që të nderojnë.
Ti hakmarrja, burrëria, Nënë e fisit zemërzjarr
për ata që të shkelmojnë!
Ti o Nënë, tërë jetën sa kujtohet historia,
theve prangat që të hodhi shkelësi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote është Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra në zi, në robëri,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijtë e tu sorkadhe mali, rritur erërash për trima,
suleshin mbi invazorët, si në malet vetëtima.
Ti me shekuj dhe kushtrimin për çlirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbëreshit skuqe jetën e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zërin për Liri,
dhe me gaz djemtë të këndonin "Tungjatjeta Shqipëri!”
―
Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit mirëpritës
për ata që të nderojnë.
Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit kryengritës
për ata që të lakmojnë!
Ti je Besa, bujaria, Nënë e fisit legjendar
për ata që të nderojnë.
Ti hakmarrja, burrëria, Nënë e fisit zemërzjarr
për ata që të shkelmojnë!
Ti o Nënë, tërë jetën sa kujtohet historia,
theve prangat që të hodhi shkelësi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote është Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra në zi, në robëri,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijtë e tu sorkadhe mali, rritur erërash për trima,
suleshin mbi invazorët, si në malet vetëtima.
Ti me shekuj dhe kushtrimin për çlirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbëreshit skuqe jetën e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zërin për Liri,
dhe me gaz djemtë të këndonin "Tungjatjeta Shqipëri!”
―




