Poezi Quotes

Quotes tagged as "poezi" Showing 1-7 of 7
Dritëro Agolli
“Ja di dhembjes të gjitha shkallët
Ja njoh peshën,artit,bukës dhe hekurit.
Por më shumë më dhemb loti i ndarjes me të gjallët
Sesa loti i ndarjes me të vdekurit”
Dritero Agolli

Martin Camaj
“Lahuta mbet varë n’ tra,
Mixha kalbët n’ dhé,
E, nipat s’dinë me i ra!”
Martin Camaj

Gjergj Fishta
“Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet”
Gjergj Fishta, The Highland Lute

Jorge Luis Borges
“Bashkëfajtori"

Me kryqëzojnë dhe dua te jem kryqi dhe gozhdët.
Me zgjatin kupën dhe dua te jem helmi.
Me mashtrojne dhe dua të jem gënjeshtra.
Me djegin dhe dua te jem ferri.
Dua t'i bëj homazh e të falenderoj cdo grimce kohë.
Shujta ime është e çdo gjë
Pesha e saktë e universit,poshtërimit,gëzimi.
Dua të përligj ate që plagë më jep.
Pak rëndësi kanë lumturia a fatkeqësia ime.
Unë jam poet.”
Jorge Luis Borges, Poezi

Nokë Sinishtaj
“Në oqeanin njerzorë

Jashta njerëzve që sot takova në Luzern
Skaj lumit Rojs,e ishte ditë pazari
Tjetër soj njeriut nuk besoj se ka
Mes tyne takova kirurgë,astronomë
Sharlatana e priftën,magjypë e astrologë,
Cinik,sarkastik,satrap e Ku-Klux-Klan,
Kriminela e shënjtën,bigot e narkoman,
Camorra,Opus Dei e taliban,
Tepër shumë asish të dënjë për St. Urban*
Mes tyne edhe unë,nji rreshqanor kuptues
I pajisun me cogito,me nji homunkulus,
Zegjin me vademekum,rezil me vadetekum,
Një pikë uji që ka esencën e individit
Këtu mes morisë në Oqeanin Njerzorë.


*Shënim : St.Urban-i është spital psikiatrik në Zvicër.”
Nokë Sinishtaj

“Flisni te verteten njerezimit
dhe te panjerezishmit do tju sulmojne.
Flisni me kuptim dhe te drejten,
dhe ju do sulmoheni nga te palogjikshmit.
Flisni te verteten dhe ju do te sulmoheni nga genjeshtaret.
Mos flisni absolutisht aspak dhe asgje nuk do te ndryshoje,
dhe absolutisht asgje dhe asnje nuk do te flase.
Por atehere asgje, asnjehere nuk do te ndryshoje .

Suzy Kassem”
Suzy Kassem, Rise Up and Salute the Sun: The Writings of Suzy Kassem

“Kur flet gjaku

Atdheu mbi të gjitha,
Gjaku nuk bëhet ujë,
dhe ti, o shqiptar i ri,
mos prit liri,
mos prit paqe nga ana e anës.

Ata që na sollën këtu,
janë përgjegjës
për çka po vuajmë ne sot.

Besa e shqiptarit
është e shqiptarit.

Është në karakterin e tij,
është në gjenezën e vet.
Është trashëgim brezash,
vulë e gjakut dhe e shpirtit.
Dhe siç e kupton e respekton ky gjak këtë besë,
asnjë i huaj nuk do ta kuptojë,
e jo më ta respektojë.

Ndaj, shqiptar,
atdheu është pjesë e gjakut,
e gjaku është pjesë e kësaj toke.

Nën këtë tokë
dridhen kockat e paraardhësve,
sa herë shohin
gjakun të largohet nga toka e vet.

Gjaku thërret për bashkim e përparim.
Shikoni njëri-tjetrin,
dhe flaka në sy
le të ndezë dijen
që ka humbur ky vend.

Mos u mat me pasurinë,
por me nderin.
Mos u mat me fjalët,
por me veprat.
Mos u mat me emrin që mban,
por me barrën që je i zoti të mbash.

Ruaje gjuhën,
ruaje besën,
ruaje kujtesën.
Një popull që harron rrënjët,
ia dorëzon degët erës.

Nderoji të parët,
jo vetëm me fjalë,
por me jetën që ndërton.
Mos e shit tokën për interes,
mos e shit emrin për lavdi,
mos e shit gjakun për një grusht përfitimesh.

Se kombi nuk mbahet veç me parulla,
por me njerëz që nuk përkulen.
Nuk mbahet veç me zhurmë,
por me ndërgjegje.
Nuk mbahet me urrejtje,
por me besë, punë dhe sakrificë.

Dhe kur të vijë dita
që biri të shohë në sy të atin,
ei ati të mos turpërohet para të birit,
atëherë do të dimë
se nuk kemi jetuar kot.

Sepse atdheu nuk është vetëm toka nën këmbë.
Atdheu është gjaku në damarë,
kujtesa në mendje,
dhe zjarri në zemër.

Dhe sa të rrahë kjo zemër shqiptari,
sa të rrjedhë ky gjak shqiptar,
nuk do të shuhet besa,
nuk do të shuhet kujtesa,
nuk do të shuhet Shqipëria!”
Atris the Artist