Enxhi’s Reviews > The Zahir > Status Update
Enxhi
is on page 99 of 336
Dashuria është një forcë e egër. Kur përpiqemi ta kontrollojmë, na shkatërron. Kur tentojmë ta burgosim, na bën skllevër. Kur mundohemi ta kuptojmë na lë të hutuar dhe konfuzë.
— Nov 26, 2016 04:29PM
Like flag
Enxhi’s Previous Updates
Enxhi
is on page 250 of 336
Më mirë të kesh uri sesa të gjendesh vetëm. Pasi kur je vetëm - dhe nuk flas për vetminë që e zgjedhim vet, por për atë që jemi të detyruar ta pranojmë - është sikur të mos jesh pjesë e rracës njerëzore.
— Nov 27, 2016 06:06PM
Enxhi
is on page 217 of 336
Në martesat që shkojnë drejt fundit, kur njëri pushon se ecuri, tjetri për t'u përshtatur rri dhe e pret. Dhe ndërsa pret shfaqen dashnorët, shoqatat bamirëse, zelli i shuar për fëmijët, puna kërkimore dhe shumë të tjera. Do të ishte shumë më e lehtë të flisje për tu hapur, të ngulmoje, të ulërije : Hajt, të shkojmë përpara! Po vdesim nga mërzia, nga shqetësimet, nga frika.
— Nov 27, 2016 05:26PM
Enxhi
is on page 150 of 336
Në çdo raport njerëzor gjëja më e rëndësishme është të flasësh. Por njerëzit nuk e bëjnë më këtë gjë: nuk dinë të ulen për të treguar dhe për të dëgjuar të tjerët. U kujtova që Esteri thoshte se të gjutha gjërat e rëndësushme në jetën tonë lindin nga dialogë të gjatë të zhvilluara nëpër tavolinat e bareve, ose duke shëtitur nëpër rrugë dhe nëpër parqe.
— Nov 26, 2016 06:00PM
Enxhi
is on page 143 of 336
Askush nuk duhet të pyesë vërtetë veten : "Përse jam i lumtur?" Në këtë pyetje qëndron virusi që shkatërron gjithçka. Ne e shtrojmë këtë pyetje, ngaqë duam të dimë çfarë na bën të lumtur. Dhe nëse ajo që na bën të lumtur është e ndryshme nga ajo që kemi, ose do të ndryshojmë menjëherë, ose do të ndihemi shumë të trishtuar.
— Nov 26, 2016 05:47PM
Enxhi
is on page 127 of 336
Të gjithë ndryjmë në shpirt një trishtim të madh.
— Nov 26, 2016 05:11PM
Enxhi
is on page 111 of 336
Nëse një burrë është i aftë të dojë shoqen e tij pa kufij dhe pa kushte, atëherë i zbulon botës dashurinë për Zotin. Duke zbuluar dashurinë për Zotin, ai do të dojë edhe të afërmin e tij. Duke dashur të afërmin do të derdhë dashurinë e tij dhe mbi vetveten.
— Nov 26, 2016 04:50PM
Enxhi
is on page 109 of 336
Në fushën e betejës jeta ime ka kuptim. Ditë me radhë nuk bëj banjo, ha rracionet e ushtarëve, fle tre orë natën, zgjohem nga zhurma e të shtënave, e di që np.çdo moment mund të mbërrijë një granatë pikërisht në vendin ku ndodhem dhe kjo më bën të jetoj... Të jetoj, kupton ? Të jetoj, të dua çdo minutë, çdo sekonde. Nuk ka vend për trishtim, për dyshime, për asgjë : ka vetëm një dashuri të madhe për jetën.
— Nov 26, 2016 04:44PM
Enxhi
is on page 103 of 336
Dashuria është e vetmja gjë që nxit inteligjencën dhe aftësinë krijuese, që pastron dhe çliron.
— Nov 26, 2016 04:32PM
Enxhi
is on page 77 of 336
Liria nuk është mungesa e detyrimeve, por aftësia për të zgjedhur dhe për t'u impenjuar me atë.që është më e mirë për mua.
— Nov 26, 2016 04:25PM
Enxhi
is on page 75 of 336
Ki respekt për kohën tënde mbi tokë: ta dish se Zoti të ka falur gjuthmonë dhe prandaj fal edhe ti.
— Nov 26, 2016 04:21PM

