Enxhi’s Reviews > The Darkness that Divides Us > Status Update

Enxhi
Enxhi is on page 333 of 352
-Ah, burgu! - tha e qetë. -Është diçka,që kryesisht ndodhet në mendje.
Dec 29, 2016 05:14PM
The Darkness that Divides Us

flag

Enxhi’s Previous Updates

Enxhi
Enxhi is on page 312 of 352
Papritur bota m'u duk pafundësisht e madhe, sa duhej të kapesha fort te krahu i sediljes së avionit. Dhe gjithandej banonin njerëz. Miliarda njerëz, të cilët që të gjithë kishin dëshira, aspirata dhe ide. Që të gjithë shpresonin të përshkonin rrugëtimin nga djepi në varr pa shumë të papritura dhe gjatë rrugës ndërtonin ëndrrat, luftonin me frikërat, përshtatnin objektivat dhe vinin përballë njërën palë pranë tjerës.
Dec 29, 2016 04:52PM
The Darkness that Divides Us


Enxhi
Enxhi is on page 310 of 352
Edhe vet tabutë, që më kishin mbajtur aq kohë në zgjedhën e hekurt, e kishin humbur dëshirën për të zgjatur tentakulat drejt meje.
Dec 29, 2016 04:41PM
The Darkness that Divides Us


Enxhi
Enxhi is on page 129 of 352
Sa herë që ndihesha e dëshpëruar, pamja e atyre vogëlushëve, që luanin dhe silleshin kot vërdallë, më jepte zemër. Ishin gjithnjë të lumtur, madje pa pasur ndonjë arsye të veçantë. Ndonjëherë i shikoja kur - duke ecur - bënin një kërcim të papritur, ashtu kot, vetëm për kënaqësinë e çastit. Shpeshherë pyesja veten sesi mund të shmangej, që ata të bëheshin të mëdhenj e të këqinj.
Dec 28, 2016 06:55AM
The Darkness that Divides Us


Enxhi
Enxhi is on page 95 of 352
Kopukë të prapambetur ! Ju duhet të pyesni : Përse u vra ai ? Se si, nuk ka rëndësi. Ju duhet të magjepseni pas pse-së shekulkore. Ajo është baza e të gjitha njohurive. Dhe ksëhtu mësoni të njihni ligjet e veprimit dhe të kundërveprimit, sepse gjithçka ka një shkak dhe një pasojë. Asnjë ngjarje, asnjë e vetme, nuk shfaqet krejt papritur, pa asnjë shkak.
Dec 28, 2016 05:34AM
The Darkness that Divides Us


No comments have been added yet.