Enxhi’s Reviews > The Zahir > Status Update

Enxhi
Enxhi is on page 68 of 336
Ne vazhdojmë të rritemi, ta ndryshojmë formën tonë, përballemi me disa dobësi që duhen përmirësuar, nuk bëjmë gjithmonë zgjedhjen më të mirë... e megjithatë shkojmë përpara duke u sforcuar të rrimë drejt, që të mund të ndërrojmë jo muret, por hapsirën boshe që është brenda, hapsirën ku ne adhurojmë gjithçka kemi më.të shtrenjtë. Pa dyshim ne jemi një katedrale. Por çfarë ka në hapsirën boshe të katedrales sime ?
Nov 26, 2016 04:14PM
The Zahir

flag

Enxhi’s Previous Updates

Enxhi
Enxhi is on page 250 of 336
Më mirë të kesh uri sesa të gjendesh vetëm. Pasi kur je vetëm - dhe nuk flas për vetminë që e zgjedhim vet, por për atë që jemi të detyruar ta pranojmë - është sikur të mos jesh pjesë e rracës njerëzore.
Nov 27, 2016 06:06PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 217 of 336
Në martesat që shkojnë drejt fundit, kur njëri pushon se ecuri, tjetri për t'u përshtatur rri dhe e pret. Dhe ndërsa pret shfaqen dashnorët, shoqatat bamirëse, zelli i shuar për fëmijët, puna kërkimore dhe shumë të tjera. Do të ishte shumë më e lehtë të flisje për tu hapur, të ngulmoje, të ulërije : Hajt, të shkojmë përpara! Po vdesim nga mërzia, nga shqetësimet, nga frika.
Nov 27, 2016 05:26PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 150 of 336
Në çdo raport njerëzor gjëja më e rëndësishme është të flasësh. Por njerëzit nuk e bëjnë më këtë gjë: nuk dinë të ulen për të treguar dhe për të dëgjuar të tjerët. U kujtova që Esteri thoshte se të gjutha gjërat e rëndësushme në jetën tonë lindin nga dialogë të gjatë të zhvilluara nëpër tavolinat e bareve, ose duke shëtitur nëpër rrugë dhe nëpër parqe.
Nov 26, 2016 06:00PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 143 of 336
Askush nuk duhet të pyesë vërtetë veten : "Përse jam i lumtur?" Në këtë pyetje qëndron virusi që shkatërron gjithçka. Ne e shtrojmë këtë pyetje, ngaqë duam të dimë çfarë na bën të lumtur. Dhe nëse ajo që na bën të lumtur është e ndryshme nga ajo që kemi, ose do të ndryshojmë menjëherë, ose do të ndihemi shumë të trishtuar.
Nov 26, 2016 05:47PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 127 of 336
Të gjithë ndryjmë në shpirt një trishtim të madh.
Nov 26, 2016 05:11PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 111 of 336
Nëse një burrë është i aftë të dojë shoqen e tij pa kufij dhe pa kushte, atëherë i zbulon botës dashurinë për Zotin. Duke zbuluar dashurinë për Zotin, ai do të dojë edhe të afërmin e tij. Duke dashur të afërmin do të derdhë dashurinë e tij dhe mbi vetveten.
Nov 26, 2016 04:50PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 109 of 336
Në fushën e betejës jeta ime ka kuptim. Ditë me radhë nuk bëj banjo, ha rracionet e ushtarëve, fle tre orë natën, zgjohem nga zhurma e të shtënave, e di që np.çdo moment mund të mbërrijë një granatë pikërisht në vendin ku ndodhem dhe kjo më bën të jetoj... Të jetoj, kupton ? Të jetoj, të dua çdo minutë, çdo sekonde. Nuk ka vend për trishtim, për dyshime, për asgjë : ka vetëm një dashuri të madhe për jetën.
Nov 26, 2016 04:44PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 103 of 336
Dashuria është e vetmja gjë që nxit inteligjencën dhe aftësinë krijuese, që pastron dhe çliron.
Nov 26, 2016 04:32PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 99 of 336
Dashuria është një forcë e egër. Kur përpiqemi ta kontrollojmë, na shkatërron. Kur tentojmë ta burgosim, na bën skllevër. Kur mundohemi ta kuptojmë na lë të hutuar dhe konfuzë.
Nov 26, 2016 04:29PM
The Zahir


Enxhi
Enxhi is on page 77 of 336
Liria nuk është mungesa e detyrimeve, por aftësia për të zgjedhur dhe për t'u impenjuar me atë.që është më e mirë për mua.
Nov 26, 2016 04:25PM
The Zahir


No comments have been added yet.